Se shpejti, Xhubleta, veshja tradicionale shqiptare, do të jëtë imazhi i cdo dokumenti që qytetaret apo institucionet e Malit të Zi, do të shkembejnë permes postes kombetarë të këtij shteti. Iniciativa e komunes se Tuzit, në kuader të vitit 2023 që është konsideruar si viti i xhubletes, është pranuar edhe nga qeveria malazeze dhe në ditet në vijim, posta do të nxjerrë në qarkullim, pullën postale më imazh, pasurinë kombetare të shqiptareve.