Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, Veliaj inspekton punimet në Kishën Katolike te “Rruga e Kavajës”
08/04/2023 17:56

Këtë të shtunë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet në Kishën Katolike në rrugës e “Kavajës”. Ai tha se në vigjilje të Pashkës kemi shumë nevojë të kujtohemi se dashuria e mund urrejtjen, se bashkimi e mund përçarjen. “Më vjen mirë që kisha është dyfishuar si hapësirë. Ne, si bashki, kemi bërë vetëm detyrën, sepse besoj se pjesa më e vështirë nuk është ndërtimi fizik, por ndërtimi shpirtëror për komunitetin. Uroj të jetë një Pashkë e bekuar! Ju falenderoj shumë që më pritët në gjirin tuaj. Ndoshta, kemi më shumë nevojë se kurrë për kujtesën e Pashkës, se jeta e mund vdekjen, se dashuria e mund urrejtjen, se bashkimi e mund përçarjen. Komuniteti katolik është ndoshta një nga komunitetet më të persekutuara nga regjimi komunist, dhe fakti që sot, jo vetëm në fjalët e tua, Padër Zef, por edhe në fjalët e komunitetit, nuk ka urrejtje, nuk ka mëri, nuk ka inat, përkundrazi me shumë përulësi, jo duke harruar të kaluarën, por duke parë nga e ardhmja dhe duke ecur përpara, besoj se i shërbejmë më mirë të gjithëve. Ne do mundohemi të bëjmë pjesën tonë dhe unë jam vërtetë krenar që bëmë shkolla, kopshte, çerdhe, por pa pjesën shpirtërore misioni ynë ishte si i ndërprerë në mes”, tha Veliaj. Kryebashkiaku shtoi se një qytet i mirë ka hapësirë për të gjithë. “Çfarë rastësie që, në Muajin e Ramazanit, kemi edhe Pashkën Katolike, Protestante, edhe Pashkën Ortodokse, si për të na dhënë një mesazh se një qytet i mirë ka hapësirë për të gjithë. Një qytet i mirë nuk është monopol i askujt, ka hapësirë për besimet, ka hapësirë për moshat, ka hapësirë për prejardhjet nga të gjitha cepat e Shqipërisë, por edhe të botës”, u shpreh kreu i Bashkisë. Padër Zefi falenderoi kryetarin e Bashkisë për mbështetjen e dhënë për Kishën dhe besimtarët katolikë. “Dëshiroj t’ju falenderoj nga zemra për gjithçka keni bërë, sepse keni bërë shumë. Ju falenderoj shumë edhe për gatishmërinë dhe gjithçka që keni bërë për komunitetin tonë”, tha ai.

Top News-2 të arrestuar për drogë në Tiranë/Sekuestrohen pistoleta me zara metalikë dhe sasi kokaine
04/11 18:23
Top Channel/ Shpërthim në një pallat, kryebashkiaku i Elbasanit: Një 69-vjeçar ende nuk është gjetur
04/11 17:29
Top News – Shpërthen pallati në Elbasan, një e vdekur dhe 10 të plagosur
04/11 17:09
Top Channel/ Europa feston humbjen e Trump/ Demokratët marrin kontrollin e Kongresit
04/11 17:02
Top Channel/ Shpërthimi në Elbasan, bie kati i pestë, tre kate pallati bashkohen me njeri tjetrin
04/11 16:43
Top Channel/ Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh!
04/11 16:40
Top Channel/ “Ishte si bombë”! Shpërthimi në Elbasan, banori: U hodha nga ballkoni
04/11 16:23
Top News – ‘Vlerësohemi më lart se kurrë’. Rama për raportin e progresit, ‘po kemi ende shumë punë’
04/11 16:21
Top Channel/ Kushtetuesja “blindohet”. Pas protestave, tender 1.6 mln për alarmet kundër zjarrit
04/11 16:20
Top Channel/ Buxheti 2027, TVSH për bizneset mbi 5 mln lekë, taksë për 40 mijë apartamente bosh
04/11 16:20
Top News – Babanë nuk e vrau ariu. Policia arreston djalin e viktimës, në pranga edhe gruaja
04/11 16:19
Top News- KE publikon raportin e progresit. Shqipëria e orientuar drejt BE, por ka ende problematika
04/11 16:18
Top Channel/ Protestat shtyjnë Panairin e Librit. Zhvendoset në 24-28 dhjetor, mes festave
04/11 16:11
Top Channel/ Vlora Hyseni mbetet në arrest shtëpie. Gjykata e apelit rrëzon kërkesën për liri
04/11 16:05
Top Channel/ Marta Kos: Negociatat? Fundi i 2027. Objektiv ambicioz, por i arritshëm me reforma
04/11 16:00
Top Channel/ BE vlerëson rrugën e Shqipërisë. KE: Angazhim i vendosur për integrimin
04/11 15:57
Top Channel/ Shpërthimi shemb pallatin/ Elbasan, banorët po evakuohen me shkallën e zjarrëfikëseve
04/11 15:52
Top Channel/ Pengu i Gjergj Menës për shfaqjen e fundit, Qirici: Nuk u ankua edhe pse ishte sëmurë
04/11 15:38
Top Channel/ Shpërthim në një apartament në Elbasan, shemben muret dhe shkallët e ndërtesës
04/11 15:17
Top News – Dosja ndaj ish kreut të SHISH. Apeli i Posaçëm lë në arrest shtëpie Vlora Hysenin
04/11 15:08