Top Channel/ Vendimi tronditës! Trump do rinisë dëbimin e emigrantëve, Supremja jep “OK”
29/09/2026 23:09

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i dha dritën jeshile administratës së Presidentit Donald Trump, që të rifillojë deportimin e emigrantëve në vendet e tjera, përveç vendeve të tyre të origjinës. Gjyqtarët miratuan kërkesën e Departamentit të Drejtësisë për të pezulluar vendimin e gjykatësit të distriktit amerikan me qendër në Boston, Brian Murphy, i cili tha se politika e Departamentit të Sigurisë Kombëtare për të larguar migrantët në të ashtuquajturat vende të treta është e paligjshme. Më shumë se 25,000 emigrantë janë deportuar në 29 vende sipas politikës së zbatuar vitin e kaluar, sipas një vlerësimi nga grupet e të drejtave të njeriut, me shumicën dërrmuese që kanë shkuar në Meksikë. Kjo politikë është mes një sërë masash që administrata e Trump ka ndërmarrë në ndjekje të qëllimit të Presidentit për deportim masiv. Presidenti republikan ka zbatuar një goditje të plotë ndaj emigracionit - ndër prioritetet e tij kryesore - që kur u kthye në detyrë vitin e kaluar. Administrata ka kryer deportime nga vende të treta në Sudanin e Jugut politikisht të paqëndrueshëm, të cilin Departamenti i Shtetit i SHBA-së i nxit amerikanët ta shmangin për shkak të rreziqeve të krimit, rrëmbimit dhe konfliktit të armatosur, si dhe në shumë vende të tjera. Çështja filloi në vitin 2025, pasi Departamenti i Sigurisë Kombëtare ndërmori veprime për të përshpejtuar deportimet e migrantëve. Politika parashikonte që emigrantët mund të largoheshin shpejt pa njoftim për vendet e treta që kanë dhënë garanci të besueshme diplomatike se nuk do t'i persekutojnë ose torturojnë individët. Për vendet që nuk kanë dhënë një garanci të tillë, të deportuarit do të njoftohen për destinacionin e tyre dhe autoritetet amerikane do të vlerësojnë mundësinë e persekutimit ose torturës vetëm nëse individi ngre vetë një frikë të tillë.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05