Top Channel/ Valë i nxehti në Evropë, Përvëlohet Spanja dhe Franca, në Turqi përmbytje
13/06/2022 19:33

Një valë e dytë e nxehtësisë ekstreme po godet Spanjën dhe Francën jugore , me temperaturat që arrijnë nivele të larta që normalisht nuk regjistrohen deri në korrik ose gusht , ndërsa ekspertët po paralajmërojnë se valët e të nxehtit të verës po ndodhin më herët dhe më shpesh. Météo France, thotë se temperaturat tashmë kanë tejkaluar 35 C afër Mesdheut:Do te kemi temperatura shume më te larta ne ditet ne vijim, deri në 40 gradë. Për momentin mbi Afrikën Veriore ka një masë ajri të rrëmbyer, gjë që shpjegon temperaturat kaq të larta. Këto valë të nxehti ka të ngjarë të shtrihen gjatë gjithë sezonit, disa dekada më parë, kjo ka ndodhur kryesisht në korrik dhe gusht. Edhe në spanje , parashikuesit e motit thonë se verat po bëhen më të nxehta dhe më të gjata: “Kjo që po përjetojmë është një valë e veçantë e të nxehtit sepse është e hershme, ka filluar që më 11 qershor, pra, është e njëjtë me valën më të hershme të të nxehtit deri më tani që ka nisur gjithashtu. më 11 qershor 1981. Nuk është normale të kesh një vapë kaq ekstreme në këtë kohë Kontinenti evropian në përgjithësi ka parë një rritje të nxehtësisë prej 2 gradësh dhe kjo do të thotë më shumë vala të nxehti. Ndërkohë edhe në Turqi situata nuk është më mirë. Shira të rrëmbyer, erëra të forta , stuhi breshëri e përmbytje priten në pjesën veriore dhe atë qendrore të vendit, pas një fundjave me përmbytje që raportohet se morën jetën e të paktën katër personave. Paralajmërime për mot të keq janë në fuqi në 42 qytete dhe fshatra, duke përfshirë dhe kryeqendrën e vendit, Ankaranë ku shkollat janë mbyllur. E ngjashme paraqitet situata dhe në qytetin Gemerek, në rajonet qendrore të vendit.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55