Top Channel/ Ulen kreditë me probleme, ndikuan kushtet e forta të bankave
10/04/2025 19:57

Rritja e aftësisë paguese të qytetarëve, niveli i jetesës por dhe shtrëngimi i kushteve nga ana e bankave, kanë ndikuar në rënien e raportit të kredive me probleme për muajin shkurt. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë e renditën këtë tregues në 4%, duke rënë me 0.6% krahasuar me shkurt 2024. Ky është niveli historik më i ulët në dy dekadat e fundit, teksa tregon se nga viti në vit aftësia paguese e qytetarëve por dhe bizneseve kundrejt detyrimeve që kanë ndaj bankave është përmirësuar. Ndërsa në 2 vitet e fundit niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë është ai i arritur në muajin korrik 2024 në 4.72%. Kreditë e këqija krijohen kur ekonomia nuk performon siç duhet, kur ka probleme të konsumit, investimeve etj. Por nga ana tjetër edhe kur banka nuk respekton kushtet ose operon në kushte korruptive. Ndonëse bankat janë treguar më të kufizuara në dhënien e kredive, ekspertët ngrenë shqetësimin e informalitetit. Pasi shtrëngimi i huadhënies, rritja e nr. të dokumenteve por dhe zgjatja në kohë inkurajon individët në tregun informal të kredisë. Në vlerë kreditë e klasifikuara me probleme në fillimvit arriti në 341 milionë euro. Ndërsa totali i kredisë së dhënë për ekonominë në fund të janarit ishte 8.4 miliardë euro.

Top Channel/ Financimi i grave sipërmarrëse, Kodi për mbështetjen e atyre që menaxhojnë kompani
08/09 19:49
Top Channel/ Inflacioni ngjitet në 3,2%!Transporti rritet 12%, ushqimet e faturat rëndojnë buxhetet
08/09 12:22
Top Channel/ Turizmi kulturor në rritje. Mbi 824 mijë vizitorë në 7 muaj, Gjirokastra e preferuara
07/09 15:25
Top Channel/ Manifaktura kërkon lehtësi. Eksportet bien 17%, 6 masa kërkohen në paketën fiskale 2027
07/09 15:17
Top Channel/ Euro e lirë, miliarda kursime. Importet me BE-në, efekti i kursit në rreth 2.9 mld euro
05/09 19:45
Top Channel/ Pagat shtrenjtojnë ndërtimin, materialet kushtojnë më pak, por çmimet mbeten të larta
04/09 12:24
Top Channel/ Shqipëria pret uljen e çmimeve, në Greqi ulen mijëra produkte
02/09 19:52
Top Channel/ Greqia ul çmimet e mbi 1600 produkteve, Shqipëria vetëm i numëron në platformë
01/09 19:38
Top News – Nafta redukton autobusët në Tiranë. Operatorët kërkojnë kompensim, për karburantin
01/09 16:43
Top Channel/ UBT, bien regjistrimet e reja në agronomi. Rriten aplikimet për IT, arkitekturë e pyje
29/08 19:53
Top Channel/ Indianët në serat shqiptare, të rinjtë braktisin bujqësinë, zëvendësohen nga të huaj
29/08 19:51
Top News – Rriten lejet e ndërtimit, mbi 30 për qind më shumë krahasuar me 2025
29/08 12:22
Top News – Paratë jashtë bankave në nivele rekord. Shifrat e BSH, në korrik arritën në 5.6 mld euro
28/08 19:53
Top Channel/ Sigurim për prodhimin bujqësor, shteti subvencionon primin, ekspertët: Skema pozitive
28/08 19:52
Top Channel/ Më shumë leje, më pak vlerë, rriten 28%, por projektet bien 13.2%
28/08 19:50
Top News – Rritet pesha e fotovoltaikëve, 20 për qind e energjisë së prodhuar erdhi nga dielli
26/08 21:35
Top News – Rritja e çmimit të naftës, transporti publik paralajmëron reduktim të autobusëve
24/08 21:17
Top Channel/ Pijet shqiptare humbin tregun, prodhimi vendas bie 55%, importet dominojnë marketet
24/08 19:51
Top Channel/ Shqipëria 61 milionë euro nga BE, Karakaçi: Kapëm objektivat brenda 30 qershorit
21/08 19:47
Top News – Nafta rritet me 4 lekë. Shtrenjtohet sërish, arrin në 219 lekë për litër
19/08 18:35