Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.4% këtë vit, por përtej shifrave pozitive, sfidë mbetet krijimi i vendeve të punës më produktive dhe më të mirëpaguara. Në raportin e fundit për Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore vlerëson se papunësia në Shqipëri ka zbritur në nivelin më të ulët historik, ndërsa pagat vijojnë të rriten.