Pa mbushur 24 orë Bordi i Transparencës bëri prapakthehu dhe uli me 6 lekë çmimin e shitjes së naftës, po aq sa vendosi ta rrisë ditën e premte. Sipas tavanit të ri të çmimit të vendosur, një litër naftë do të shitet me pakicë nga 212 lekë dhe me shumicë jo më shumë se 200 lekë. Ndërkohë, çmimet tavan të shitjes së benzinës nuk ndryshojnë. Ato mbeten të njëjta me tavanin e vendosur ditën e premte, ku në tregun e pakicës u caktua 179 lekë, ndërsa me pakicë jo më shumë se 167 lekë. Bordi thotë se çmimet e vendosura do të jenë në fuqi deri në një vendim të ri dhe se niveli tavan i tyre përcaktohet në bazë të luhatjes në bursat ndërkombëtare.