Fermerët lodhen shumë dhe fitojnë pak, kjo pasi kostot e prodhimit janë tepër të kushtueshme për bujqit shqiptarë, të cilëve punimi i tokës dhe gjendja shëndetësore e bimës u rëndon financat. Më shumë se 30% e kostove të prodhimit në sektorin e bujqësisë e zënë pesticidet, ku për vitin 2025 dhe 8 mujorin e 2026 importi i këtyre helmeve në TAB1 doganë shkoi afërsisht në 25 mln euro. Tregu i medikamenteve bujqësore në vendin tonë është në kushtet e oligopolit, që do të thotë numri i importuesve të mëdhenj që merren me biznesin e ilaçeve bujqësore është tepër i vogël TAB2. Ku 7 prej këtyre tregtarëve kanë më shumë se 20 vite që dominojnë tregun e pesticideve. Ata që rrisin çmimin e fruta-perimeve për konsumatorët janë të njëjtët njerëz që rrisin dhe fitimin e tyre.