Me nisjen e vjeshtës në skenën ekonomike rikthehet debati i përvitshëm, sa para do të mbledhin dhe si do të shpenzohen ato në vitin e ardhshëm. Buxheti i 2027-ës që pritet të kalojë 10 miliardë euro dhe paketa fiskale pritet të marrin formë gjatë javëve të ardhshme ndërkohë që bizneset kanë nisur ti paraqesin qeverisë kërkesat për lehtësira fiskale me synim uljen e kostove dhe nxitjen e investimeve.