Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10/2026 15:09
Blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë kanë arritur një nivel rekord në gjysmën e parë të vitit. Banka qendrore tërhoqi nga tregu 664 milionë euro në tregun valutor, në një kohë kur monedha europiane vijon të humbasë vlerë përballë lekut.