40% E SHPENZIMEVE PËR USHQIM RËNDOHET BUXHETI I FAMILJEVE, NGA TRANSPORTI TEK ARGËTIMI HARXHOJNË MESATARISHT 95 MIJË LEKË “Një shportë që kushton më shumë, një faturë që rritet dhe një buxhet që duhet të ndahet gjithnjë e më me kujdes. Në Shqipëri, ushqimi po merr pjesën më të madhe të parave që familjet shpenzojnë çdo muaj. Në vitin 2025, një familje shpenzoi mesatarisht 95 mijë lekë në muaj, por 37 mijë e 859 lekë prej tyre shkuan vetëm për ushqime dhe pije joalkoolike.” (grafik) Çmimet e larta kanë rritur peshën e shpenzimeve për ushqime në buxhetet familjare gjatë vitit 2025 ku rreth 40% duhet ta harxhojnë vetëm për këtë zë. Një shifër që nga viti në vit rritet por duke mbajtur peshën kryesore.(grafik) Brenda shpenzimeve për ushqime, peshën më të madhe e zënë perimet, me 20.2%, të ndjekura nga mishi dhe nënproduktet e tij, me 16.6%, si dhe qumështi, djathi dhe vezët, me 15.5%.