Top Channel/Turqit “do pushtojnë” Selanikun pas festave, grekët i kap “tmerri”!
22/12/2021 13:46

Forcat e armatosura greke janë në gadishmëri të lartë nga mundësia e një provokimi turk nga Evrosi, ne Egje e zonën ekonomike të Qipros, shkruan gazeta To Vima e cila citon gjeneralin Konstantinos Floros të bëjë thirrje për vigjilencë maksimale. “ Trupat tona nuk pushojnë kurrë, as për festa kombëtare. Në fund të fundit, turqit e kanë shkelur vazhdimisht marrëveshjen Papulias-Jilmaz, e cila garanton shmangien e provokimeve gjatë festave fetare dhe muajve të verës”, u shpreh ai. Sipas Floros, me situatën e renduar aktuale në Turqi ku lira është zhvlerësuar shumë kundrejt dollarit dhe turqit po përballjen me një mjerim ekonomik, ka shumë mundësi që Erdoani të reagojë. Edhe ministri grek i mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos u shpreh se Turqia do të tentojë menjëherë pas pushimeve të nisë anije me refugjatë të huaj apo të rifillojë kërkimet për hidrokarbure. Në fund të nëntorit, një anëtar i komitetit qendror të partisë “AKP” të Rexhep Tajip Erdoganit shkaktoi shqetësim në Greqi kur lëshoi kërcënime për lyftë ndaj Athinës. “Greqia thotë se do të lëshojë raketa. Le të shohim se çfarë ndodh. Pas 5 orësh, ne jemi në Selanik e për 5 orë jemi në Athinë, cfarëdo që ata të bëjnë”, ishte komenti i tij. Një ditë më parë, këshilltari i Erdogan, Yiğit Bulut iu rikthye kërcënimeve ndaj Greqisë duke thënë se “nëse struktura perandorake botërore vazhdon të sulmojë kombin e madh turk në çdo fushë, atëherë kombi i madh turk do të kthehet në kufijtë e Betimit Kombëtar” , deklarata e vitit 1920, e gjashtë pikave të nacionalistëve turq që përcaktojnë kufijtë e Republikës së ardhshme turke e përfshinte vec të tjerash dhe Selanikun.

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36