Në kuadër të aktiviteteve verore të cilat synojnë promovimin e vlerave të folklorit shqiptar dhe trashëgimisë kulturore, trupa e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore është ndalur në qytetin e Elbasanit. Një program i pasur artistik me këngë dhe valle u zhvillua pranë Muzeut Etnografik duke tërhequr vëmendjen e dhjetëra qytetarëve dhe turistëve.