Top Channel/ Trump: S’ka tarifa në Hormuz. Negociatorët takohen të dielën në Zvicër
20/06/2026 22:57

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se nuk do të ketë tarifa në Ngushticën e Hormuzit, as tani dhe as pas përfundimit të periudhës 60-ditore të negociatave të përcaktuara për bisedime të mëtejshme paqeje. Ai shkroi në rrjetet sociale, duke saktësuar se tarifa do të ketë vetëm nëse ato vendosen nga dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse marrëveshja nuk përfundon, për shërbimet e ofruara. Komenti i Trump erdhi pas njoftimit nga Irani se po mbyll Ngushticën e Hormuzit për kalim tregtar në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme izraelite në jug të Libanit. Komanda qendrore iraniane njoftoi se vendimi ishte marrë në përgjigje të “mungesës së vullnetit të mirë dhe shkeljes së marrëveshjes nga Shtetet e Bashkuara” në zbatimin e nenit të parë të memorandumit të mirëkuptimit SHBA-Iran, si dhe ndaj “shkeljes së vazhdueshme të armëpushimit në Libanin jugor nga Izraeli”. Duke folur për Fox Njuz, zv/presidenti amerikan, JD Vance, tha se “nuk ka prova” që Irani e ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit”. Ndërsa një zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA-së thotë se "qarkullimi nuk është ndërprerë dhe se forcat amerikane "po monitorojnë situatën”. Ministria e Jashtme Pakistanit njoftoi se bisedimet mes palëve në Burgenstock të Zvicrës do të mbahen më 21 qershor, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani. Bisedimet do të ndërmjetësohen nga Pakistani dhe Katari. Në negociata do të marrë pjesë edhe Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi. Ai ndodhet në Zvicër dhe pritet të drejtojë disa pika të bisedimeve rreth programit bërthamor të Iranit.

Top Channel/Protestat, reagon Macron: Nuk jemi republika e dhunës, përgjegjësit do dalin para ligjit
18/10 22:16
Top News- Evropa e zhytur në protesta/ Nga Milano deri në Lisbonë, përshkallëzohen tensionet
18/10 21:41
Top Channel/ Trump-Zelensky, sytë nga Europa! Tensioni rrezikon mbështetjen amerikane
18/10 10:47
Top Channel/ Protestat në Francë, 1200 të arrestuar! Macron: Nuk jemi republika e dhunës
18/10 10:40
Top Channel/ Bie shpyllëzimi i Amazonës, niveli më i ulët që nga viti 1988
18/10 10:33
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top News- Trazirat në Francë degjenerojnë në kaos / Policia përleshet me protestuesit, flakë e zjarr
17/10 15:19
Top News – Astronomët zbulojnë Yllin e Gjelbër / Për herë të parë, duket i tillë në syrin e njeriut
17/10 14:57
Top News – Zelenski mbyll qiejt e Putinit / Kaos në aeroportet ruse, udhëtarët vonesa disa ditore
17/10 14:54
Top Channel/ Rikthehet lotaria amerikane? Gjykata urdhëron rinisjen e Green Card!
17/10 14:33
Top Channel/ Dyshimet për spiunazh, ish kreu i Inteligjencës gjermane kontakte me rusët?!
17/10 14:32
Top News – Arinjtë ‘pushtojnë’ Rusinë / Frikë mes popullatës, rriten rastet e ‘përballjeve’
17/10 13:47
Top News- Trump shkarkon zëdhënësen…pas vetëm 5 ditësh në detyrë, ngritja e rënia e Katie Zacharia
17/10 13:46
Top News – Vatikani, Papa del nga spitali katër ditë pas operaconit për kancerin në mushkëri
17/10 13:46
Top News – Çdo mysliman quhet Muhamed… / Trump ‘bën shaka’ me popullaritetin e emrit
17/10 13:32
Top News – Një mësuese dhe një baba i armatosur / Heronjtë e tragjedisë në shkollën në Oregon
17/10 13:25
Top News -‘Ditë kaosi për Francën’, plasin protestat / Bashkë nxënësit, sindikatat dhe jelekëverdhët
17/10 12:29
Top News – Trump ‘fal’ Rusinë, heq sanksionet / Putin: Vendim historik! Thellohet çarja me Zelenskin
17/10 12:05
Top News – Ukraina mbetet në dorën e Evropës / SHBA e ‘braktis’, a mundet BE ta mbështesë e vetme
17/10 12:03
Top News – ‘Të marrim Donetskun, me çdo kusht’ / Putin shpall objektivin kryesor, takon ushtarakët
17/10 11:59