Presidenti amerikan, Donald Trump përgatitet për një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutten në Shtëpinë e Bardhë, mes pakënaqëesive të mëdha që ka me aleatët europianë. Përgjigja e tij ndaj pyetjes së gazetarëve lidhur me rishikimin e pranisë ushtarake amerikane në vendet anëtare të NATO-s, proces që po drejtohet nga Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, si dhe për mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Europa, tingëllloi më shumë si një paralajmërim.