Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje, ose sulmojmë!
27/05/2026 22:42

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se nuk është ende i kënaqur me kushtet e marrëveshjes që po negociohet me Iranin. Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se Teherani ishte shumë i vendosur për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, por shtoi se SHBA-të nuk janë të kënaqur me pretendimet e tyre, duke përsëritur gatishmërinë e Uashingtonit për rifillimin e sulmeve, nëse nuk arrihet dakordësia. Duke folur me gazetarët në një takim të kabinetit të mërkurën, presidenti amerikan tha se "Ata thjesht duan të bëjnë një marrëveshje - nuk mendoj se kanë zgjidhje tjetër. Ata po negociojnë deri në limite. Deri më tani, ne nuk jemi të kënaqur me kushtet e tyre. Por tani ose do të jemi, ose do të duhet thjesht ta përfundojmë punën e nisur”, u shpreh Trump. Komentet e Presidentit amerikan erdhën pasi televizioni shtetëror iranian raportoi për një draft-marrëveshjeje të re, që përfshinte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe tërheqjen e forcave amerikane nga rajoni. Shtëpia e Bardhë e quajti deklaratën një "trillim të plotë". "Ky raport nga media e kontrolluar nga Irani nuk është i vërtetë dhe memorandumi i mirëkuptimit që ata 'publikuan' është një trillim i plotë. Askush nuk duhet të besojë atë që po përhap media shtetërore iraniane. Faktet kanë rëndësi", thuhej në reagimin e Shtëpisë së Bardhë. Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se kishte pasur disa përparime në negociata, duke shtuar se "Do të shohim gjatë orëve dhe ditëve të ardhshme nëse mund të bëhet përparim".

Top Channel/ “Jam përgjegjës për ferrin tënd”, ministri izraelit i kërcënon të burgosurin palestinez
28/09 18:08
Top Channel/ Në prani të Papës, Macron i kërkon Europës t’i rezistojë nacionalizmit dhe urrejtjes
28/09 15:53
Top Channel/ Papa Leoni: Guxim për paqen. Europa të mos mbështetet te riarmatimi
28/09 15:53
Top Channel/ BE-ja përballë sulmeve hibride. Kallas: Protokoll urgjence për reagim të përbashkët
28/09 15:53
Top Channel/ Irani pas sulmit në bazën angleze.Burimi i Reuters: Lidhja me Teheranin, më e mundshmja
28/09 15:53
Top News – Bëni lëshime në emër të paqes! Papa Leoni kërkon fundin e luftës në Evropë
28/09 15:28
Top News – Me ‘Jet ski’ në rrugët e përmbytura / I gjithë vendi nën ujë, tetë viktima në Tajlandë
28/09 15:23
Top News – Ukraina rimerr territoret në Donetsk / Avancon në fushëbetejë, ‘frenon’ trupat e Putinit
28/09 14:57
Top News- Ukraina të kërkojë ndjesë! Zelenski zemëron Korenë e Jugut, zbuloi transferimin e robërve
28/09 13:51
Top News – Anija gjigante e SpaceX në orbitë / Starship ‘ndez motorin’, pasoja të jashtëzakonshme
28/09 13:51
Top News – Droni rus ‘shëtitje’ mbi Rumani / Ngrihen dy F16-a, ‘u zhduk pas 10 minutash ndjekje’
28/09 13:50
Top News – Inteligjenca Artificiale jashtë kontrollit/ Trump kundër Bill Gates: Nuk jam i shqetësuar
28/09 13:50
Top News – E djathta dhe e majta ekstreme ngrihen / Agjencitë gjermane të sigurisë përballë dilemave
28/09 12:46
Top News – Kryeqyteti po fundoset çdo vit, gjithçka nën ujë, mijëra njerëz në qendra evakuimi
28/09 11:57
Top News – I kërkoi Kinës të blejë armë amerikane / Xi Jinping i përgjigjet Trumpit me ‘panda’
28/09 11:53
Top News – ‘Do të shkaktonin dëme të mëdha’ / Britania në alarm, komploti u zbulua nga një fermere
28/09 11:52
Top News – Hiri vullkanik mbyll aeroportin / ETNA nuk ndalet, shpërthen prej tre ditësh radhazi
28/09 11:52
Top News – ‘Love story’ mes Kinës dhe SHBA-së / Ulin tarifat për mallra me vlerë 60 miliardë dollarë
28/09 11:40
Top Channel/Irani: Kapëm dronin spiun të SHBA, do godiste objektiva në Ngushticën e Hormuzit
27/09 22:42
Top Channel/ Trump: Shmangëm sulmin. 5 të arrestuar në Britani. Do godisnin bazën amerikane
27/09 22:20