Top Channel/Trump, dyshues për planin e ri të Iranit/”Nuk e imagjinoj të pranueshëm, lë të hapur…”
03/05/2026 11:37

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të shqyrtojë një propozim të ri paqeje nga Irani, por ka shprehur dyshime të forta për pranimin e tij, duke lënë të hapur edhe mundësinë e veprimeve të reja ushtarake. Negociatat mes dy vendeve kanë mbetur të bllokuara që prej armëpushimit të 8 prillit, ndërsa një raund bisedimesh për përfundimin e luftës mbi dy-mujore ka dështuar. Sipas mediave iraniane, Teherani i ka paraqitur një plan me 14 pika ndërmjetësit në Islamabad, që synon ndalimin e konfliktit dhe krijimin e një kuadri të ri për ngushticën strategjike të Hormuzit. Trump u shpreh në rrjetin e tij social se do ta rishikojë planin, por shtoi se “nuk mund të imagjinojë që të jetë i pranueshëm”, duke argumentuar se Irani “nuk ka paguar një çmim të madh për atë që ka bërë ndaj njerëzimit”. I pyetur për mundësinë e një përshkallëzimi të ri, presidenti amerikan nuk dha detaje konkrete, por theksoi se një ndërhyrje ushtarake mbetet opsion: “Nëse sillen keq… është një mundësi që mund të ndodhë”. Nga ana tjetër, zyrtarë të lartë iranianë kanë paralajmëruar se një konflikt i ri është i mundshëm, duke akuzuar SHBA-në për mungesë besueshmërie në marrëveshje. Teherani ka theksuar se është i përgatitur si për diplomaci, ashtu edhe për përballje. Situata mbetet e tensionuar edhe në rajon, me përplasje të vazhdueshme në Liban dhe ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet globale, ku çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm për shkak të krizës në Hormuz. Në SHBA, debati politik vazhdon mbi ligjshmërinë e veprimeve ushtarake të administratës, ndërsa në Iran pasojat ekonomike po thellohen, me inflacion që ka kaluar 50% dhe presion në rritje mbi popullsinë.

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54