Top Channel/ Tronditje energjitike për Evropën, greva e punonjësve mbyll fushat e gazit në Norvegji
05/07/2022 18:58

Problemet energjetike të Evropës u përshkallëzuan të martën pasi punëtorët norvegjezë të naftës dhe gazit hynë në grevë, duke mbyllur tre fusha në Detin e Veriut dhe duke shkaktuar një rritje të menjhershme të çmimeve të gazit natyror. Kompania shtetërore norvegjeze e energjisë Equinor tha se kishte mbyllur fushat pasi disa nga punonjësit e saj dolën në grevë pas një mosmarrëveshje pagash. Të tre fushat prodhojnë ekuivalentin e rreth 89,000 fuçi nafte në ditë, më shumë se 30% e së cilës është gaz natyror, tha Equinor në një deklaratë./ Norvegjia ishte burimi i dytë më i madh i gazit natyror në Evropë vitin e kaluar, pas Rusisë, sipas të dhënave të Eurostat dhe ndërprerja vjen në një moment kritik për rajonin. Çdo rënie e vazhdueshme e prodhimit të Norvegjisë mund t'i japë një goditje të madhe përpjekjeve për të rimbushur rezervat e gazit përpara dimrit, si dhe të rrisë rrezikun e një mungese të energjisë. Gjermania, ekonomia më e madhe e rajonit, ka shpallur tashmë një "krizë gazi" dhe paralajmëroi se nuk mund të përjashtojë futjen e racionimit për të kaluar dimrin. Lajmet e grevës bënë që çmimet e gazit natyror të rriten me 5% në 172 euro për megavat orë, sipas të dhënave nga Exchange Intercontinental. Ky është çmimi më i lartë që nga fillimi i marsit në ditët pas pushtimit rus të Ukrainës. Të mërkurën, punëtorët norvegjezë do të bëjnë sërish grevë, gjë që do të rezultojë në mbylljen e tre fushave të tjera, tha Equinor. Këto fusha prodhojnë ekuivalentin e rreth 330,000 fuçi nafte në ditë, nga të cilat pothuajse 80% është gaz natyror. Një tjetër grevë është planifikuar për të shtunën, e cila sipas llogaritjeve të Reuters mund të mbyllë rreth një të katërtën e prodhimit të gazit të Norvegjisë dhe 15% të prodhimit të saj të naftës. Equinor tha se ndikimi i ditës së tretë të grevave "nuk është ende i qartë". Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55