Ky është momenti i rëndë kur oficeri i policisë humbi jetën gjatë një operacioni në Montreal të Kanadasë ditën e djeshme, ndërsa edhe autori i dyshuari u vra nga të shtënat e forcave të rendit. Sipas raportimeve të mediave lokale, ngjarja ndodhi gjatë një ndërhyrjeje policore, ku situata u përshkallëzua në shkëmbim zjarri. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditura rrethanat e plota që çuan në incidentin fatal. Dëshmitarë në vendngjarje raportuan momente paniku, teksa u dëgjuan dhjetëra të shtëna. Një prej tyre deklaroi se pa xhamat e një ndërtese të thyheshin në katin e gjashtë dhe se dëgjoi rreth 30 të shtëna.