Top Channel/ Trashëgimia e Konispolit/ Shpallet ansambël arkitektonik urban me vendim të qeverisë
03/08/2025 12:20

Konispoli është shpallur Ansambël Arkitektonik Urban me një vendim të veçantë të qeverisë, duke marrë një status që përtej vlerësimit krijon edhe mundësinë për mbrojtjen dhe restaurimin e banesave karakteristike që po shkojnë drejt rrënimit. Qyteti që ruan një trashëgimi të pasur urbane dhe kulturore, shquhet për ndërtesat dykatëshe, të ndërtuara në gur e të skalitur me mjeshtëri, rrugicat me kalldrëm, oborret me funksion mbrojtës dhe organizimin e lagjeve me emra fisesh të hershëm. Të gjitha këto i japin Konispolit fizionominë e një qyteze të vjetër tregtare me jetë të zhvilluar qytetare. Sipas arkeologut dhe studiuesit Halil Shabani, statusi i ri është një mundësi për të mos lejuar që kjo trashëgimi të humbasë. Halil Shabani arkeolog studiues “Besoj se e gjithë kjo është vendosur mbi një trashëgimi shumë të hershme. Konispoli daton që nga periudha e paleolitit të vonë me shpellën e Kreshmoit, pasuar nga Çuka e Aetoit në antikitetin iliro-epirot, në antikitetin e vonë me vendbanimin e Bregut të Sterrës ose Haurëzi, dhe në mesjetë banorët u ngjitën në shtatë kodrat ku është sot Konispoli. Mendoj se ne duhet të merremi të paktën me këto që i kemi në gjendje për restaurim, me arkitekturën e banesave. Kemi 7 banesa me status të veçantë të trashëgimisë kulturore dhe pothuajse janë gati më rrënim e sipër të gjitha, përveç shtëpisë më në gjendje të Shqfqet Haxhiut.” Ndër banesat më të rëndësishme të qytetit, veçohen ato të familjes Taka, përshirë edhe banesën e vallëtarit legjendar të Çamërisë, Osman Taka, një figurë ikonike e traditës çame. Edhe kjo shtëpi, si shumë të tjera, ka nevojë për ndërhyrje restauruese. Shkëlqim Shero, ish-kryetar i Këshillit Bashkiak të Konispolit, thekson se mungesa e promovimit e ka lënë Konispolin jashtë hartës turistike deri tani.

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12