”T`i ulim gjakrat”: Rusi-Ukrainë takohen në Turqi, Ankaraja negociatore
09/03/2022 14:27

Për të parën herë që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë, do të ketë një takim të ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës. Sytë të enjten do të drejtohen nga Antalia e Turqisë, ku pritet të përballet shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba. Lavrov do të marrë pjesë në një forum diplomatik ndërkombëtar në qytetin resort, dhe “kontakti” i tij me Kuleban planifikohet të ndodhë atje, raporton agjencia e lajmeve RIA Novosti, duke cituar zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Nisma për mbajtjen e këtij takimi erdhi nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, që sqaroi se ai do të jetë në formë trepalëshe. Cavusoglu do të ulet dhe vetë në tryezë me Kuleban dhe Lavrovin. Bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës kanë qenë deri më tani një sfidë e vërtetë, pasi ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje.Delegacionet e të dyja palëve kanë zhvilluar tri raunde të negociatash në Bjellorusi, dhe i vetmi rezultat ishte hapja e korridoreve për largimin e civilëve.Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar atë që e quan “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43