Teuta është kampionia e Shqipërisë në basketboll për meshkuj për sezonin sportiv 2021-2022. Durrsakët fituan 68-53 ndaj Vllaznisë në finalen e katërt play off, duke fituar 3 finale dhe automatikisht edhe titullin kampion. Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, ishte me luhatje nga të dyja ekipet, ku Vllaznia e nisi mirë por nuk arriti të kishte vazhdueshmeri.