Top Channel/Tërmete në Itali e Greqi, njerëzit në panik-evakuohen shkolla!
18/12/2021 15:03

Lëkundje të forta toke u regjistruan dhe në Milano të Italisë. Tërmeti me magnitudë 4.4 e kishte epiqendrën në Bergamo. Shumë njerëz kanë dalë të frikësuar në rrugë, ndërsa mediat vendase thonë se disa shkolla janë mbyllur. Sipas Institutit kombëtar të gjeofizikës dhe vullkanologjisë, lëkundja ndodhi në një thellësi prej 25 kilometrash. Frikë pati edhe në Lecco, ndërsa në Bergamo u shënua edhe një luhatje e dytë, por më pak e fortë sesa e para. Autoritetet lokale thonë se nuk ka të dhëna për dëme e c`është më e rëndësishme, nuk ka informacione për të lënduar, edhe pse ata po i vazhdojnë verifikimet. Ky informacion u konfirmua edhe nga Mbrojtja Civile. Ndërkohë, po sot një tërmet i fuqishëm u shënua pjesën jugore të Greqisë. Ai kishte një magnitudë më të madhe sesa tërmeti i Italisë, 5.4, por u regjistrua edhe në thellësi më të madhe, pothuajse 58 kilometra në pjesën e detit mes Peloponezit dhe ishullit të Kretës. Mediat greke thonë se ky tërmet u ndje në Kretë por edhe në Athinë. Edhe këtu megjithatë, nuk ka raporte për dëme.

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36