Bresheri plumbash u qëlluan sot ndaj makinës së këshilltarit kryesor të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në periferi të kryeqytetit Kiev. Policia e quante ngjarjen tentativë vrasjeje duke shtuar se makina me të cilën po udhëtonte Serhiy Shefir u qëllua nga të paktën 10 plumba dhe shoferi i saj u plagos. Një operacioni gjerë kërkimi po zhvillohet për autorët e "tentativës së vrasjes së dy qytetarëve ukrainas", njoftonin autoritetet. Presidenti Zelensky, i cili gjendet në New York për Asemblenë e Përgjithshme të OKB, tha se është shenjë dobësie të goditen ndihmësat e tij. Zelensky shtoi se do të kthehet ne vend menjëherë pas fjalimit në OKB.