Top Channel/Tanke, MIG e dronë luftarakë- demonstrim force, Serbia përgatitet “për luftë”!
29/06/2021 17:03

Nga ajri dhe nga toka që nga rrafshnalta e Peshterit në jug e deri në Kragujevc në Serbinë Qendrore, me armë të rënda dhe me ushtarë, Serbia gjatë dy javëve të fundit demonstroi forcën ushtarake që ka në dispozicion. Avionët rusë MiG-29, helikopterët Airbus H-145M, tanket e tipit T-72 dhe automjeteve të blinduara BRDM-2 të marra nga Rusia, dronët luftarakë CH92-A të blera nga Kina si dhe nga pajisjet e prodhuara në Serbi, u ekspozuan për publikun thotë REL. Stërvitja taktike e përbashkët dyjavore u quajt “Shkreptima e rrufesë” . Që nga fillimi i vitit, Beogradi i ka shfaqur shtatë herë armët dhe pajisjet ushtarake përmes stërvitjeve ushtarake. Presidenti Aleksandar Vucic njoftoi se ushtria do të vazhdojë të pajisjet me armatim të ri. “Shumë gjëra do të marrim vitin e ardhshëm, cka do ta bëjë ushtrinë serbe dy herë më të fortë sesa është sot”, deklaroi ai. Njoftimi për blerjet e reja të armëve dhe pajisjeve ushtarake vjen një vit e gjysmë pasi Vuçici tha se Serbia do të ndalojë blerjen e armëve dhe se “ushtria do të modernizohet”. presidenti serb deklaroi në Peshter se Serbia “nuk është e interesuar për ndonjë luftë apo konflikt”, por është “duke forcuar ushtrinë për qëllime mbrojtjeje” sic tha ai. Ministria e Mbrojtjes u shpreh qëllimi i stërvitjes ushtarake në Peshter ishte që të paraqesë forcën që ka ushtria serbe “për t’iu përgjigjur sfidave, rreziqeve dhe kërcënimeve ndaj sigurisë së shtetit”.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55