Top Channel/ Sulmi në Suedi, tre të vrarë, autori veproi si profesionist
29/04/2025 22:22

Një ngjarje tragjike tronditi qytetin universitar të Uppsala-s të hënën, kur një person i armatosur hapi zjarr në një sallon bukurie pranë sheshit kryesor, duke lënë të vdekur tre persona. Autoritetet suedeze kanë nisur një operacion të gjerë për të kapur autorin, i cili iku nga vendi i ngjarjes me një skuter. Sipas raporteve lokale, sulmuesi veproi me shpejtësi prej profesionisti para se të arratisej, duke e detyruar policinë të ndërmarrë një kërkim të gjerë. Një pjesë e madhe e zonës përreth u mbyll për të lehtësuar hetimet, ndërsa një helikopter policie u përfshi për të ndihmuar në lokalizimin e të dyshuarit. Incidenti ndodhi vetëm pak ditë para festivalit të madh pranveror Ëalpurgis (Valpurgis), i cili çdo vit mbledh mijëra qytetarë dhe vizitorë në rrugët e Uppsala-s. Një dëshmitar okular përshkroi ngjarjen për kanalin suedez TV4, duke thënë: “Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Thjesht dëgjuam tre të shtëna.” Suedia po përballet me një rritje shqetësuese të dhunës së lidhur me armët dhe bandat kriminale. Ngjarja në Uppsala ndodhi vetëm pak muaj pas një tjetër sulmi masiv në një qendër arsimore në Örebro, ku dhjetë persona humbën jetën.

Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25