Top Channel/ Sulm me raketa ruse në vendlindjen e Zelenskyt, humbin jetën 4 persona, plagosen 32
06/03/2025 20:16

Një raketë ruse goditi një hotel në qytetin qendror ukrainas, Kryvyi Rih, të mërkurën vonë, duke vrarë 4 persona dhe duke plagosur 32 të tjerë, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdonin kërkimet të enjten në mëngjes për ndonjë person të mbetur nën rrënoja. Një grup vullnetarësh nga organizata humanitare, përfshirë nga Ukraina, SHBA-ja dhe Britania, ishin regjistruar në hotel pak para sulmit, por mbijetuan pasi u strehuan shpejt, tha presidenti Volodymyr Zelensky. Kryvyi Rih, qyteti i lindjes së Zelenskiyt, ka qenë një objektiv i shpeshtë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia tre vjet më parë. “Fatkeqësisht, katër persona u vranë në sulm. Nuk duhet të ndalojmë presionin mbi Rusinë për të ndaluar këtë luftë dhe terrorin kundër jetës,” shkroi presidenti në Telegram. Shërbimet e Emergjencës të Ukrainës thanë se 19 persona ishin shpëtuar nga zona e hotelit. Ata postuan fotografi të ekipeve të shpëtimit duke kaluar mes rrënojave jashtë ndërtesës pesëkatëshe të ndriçuar me prozhektorë dhe duke u ngjitur lart e poshtë shkallëve. Fotografitë e postuara nga guvernatori rajonal treguan hotelin të enjten me katin e sipërm të shkatërruar dhe pjesën tjetër të ndërtesës të dëmtuar rëndë. Ai tha se 2 fëmijë ishin mes të plagosurve. Në një zhvillim tjetër, ushtria ukrainase tha se forcat ruse kishin lëshuar gjithsej dy raketa balistike – përfshirë atë që goditi Kryvyi Rih – dhe 112 dronë kundër Ukrainës gjatë natës. Në qytetin verilindor Sumy, dronët rusë goditën një depo postare dhe shkaktuan një zjarr të madh, duke vrarë një person dhe duke djegur tërësisht objektin së bashku me më shumë se 2,500 pako. Fotografitë dhe videot e postuara nga Nova Poshta, kompania pronare e depos, treguan mbetjet e djegura të magazinës të mbushura me rrënoja dhe pako të shkatërruara nga zjarri.

Top News – Greqia nën sulm nga emigrantët / ‘Fluksi më i vështirë’, 1700 persona zbarkojnë në Kretë
29/11 17:06
Top News – Mbi 1 mijë dronë ukrainas mbi Moskë / Sulmet ruse vrasin civilë në gjithë Ukrainën
29/11 13:42
Top News – ‘Moment historik’ për Evropën / Do dërgojë njerëz në hapësirë, projekt 10 mld Euro
29/11 13:30
Top News – ‘NATO-ja myslimane’ në veprim / Pakistani dërgon ushtrinë në Arabinë Saudite
29/11 13:24
Top News – Neutraliteti i Zvicrës në sprovë…Referendum për lehtësimin e eksporteve të armëve
29/11 13:12
Top News – Irani përdori Starlink për të sulmuar SHBA / U vranë 6 ushtarë amerikanë, Musk në siklet
29/11 13:06
Top News – Krizat nuk kanë fund në Evropë / Prirje drejt shkatërrimit dhe rënies, ‘realitet i ri’
29/11 12:57
Top News – Stërvitje e fshehtë me raketa bërthamore / Putin paralajmëron Perëndimin
29/11 12:35
Top News – E djathta ekstreme pranë pushtetit / Spanja në zgjedhje, Sanchez ka konkurrencë të fortë
29/11 12:32
Top News – Netanyahu heq dorë nga posti / ‘Kryeministër me rotacion’, bisedime me rivalin Eisenkot
29/11 12:14
Top News – Tërmeti ‘shkund’ Los Anxhelosin / Avioni nuk ulet dot, lëkundje të shumta pasuese
29/11 12:13
Top Channel/ Zgjedhjet në Spanjë/Sanchez pritet të humbasë, partia e ekstremit të djathtë në pushtet
29/11 11:32
Top Channel/ “Dorëzohet” Netanyahu/ Propozon udhëheqjen e Izraelit me rotacion
29/11 10:47
Top News – Kundërshtoi Bushin për pushtimin e Irakut / De Villepin rikthehet për të ndalur Le Penin
29/11 10:35
Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00