Top Channel/ Stërmbesa e Musine Kokalarit, e pranishme në promovimin e librit të Uran Butkës
30/10/2025 19:58

Uran Butka – ‘Fashizmi dhe komunizmi nuk kanë asgjë ndryshim mes tyre, përderisa vrasin njeriun. Unë nuk jam komuniste dhe ky nuk mund të cilësohet faj. Ti fitove, por unë nuk duhet të jem në burg’, i thoshte Musine Kokalari Enver Hoxhës. Ajo qëndroi deri në fund si martire. “Musine Kokalari, një yllësi” është një një studim historik, letrar e antropologjik për jetën Musine Kokalarit. Vepra e Uran Butkës dhe Institutin të Studimeve Historike “Lumo Skëndo” nxjerr në dritë fakte të reja nga veprimtaria e gruas që sfidoi komunizmin në Shqipëri. Uran Butka – Përveçse ka qenë intelektuale, shkrimtare e parë shqiptare, studiuese, etnografe, kritike e njohur, mëtuese e flaktë e lirisë, e demokracisë, luftëtare për të drejtat e grave, për emancipimin e tyre. Ka qenë edhe politikane, themeloi partinë social-demokrate, si një rrugë që e largonte Shqipërinë nga zjarri i luftës civile, por për këtë gjë, ajo u ndëshkua dhe u dënua me 20 vite burg. Pjesë e veprës janë kujtimet e shkruara nga vetë Musine Kokalari, që për Butkën ishte shëmbëlltyra e bukurisë, e lirisë dhe e përjetësisë. Uran Butka – Janë rreth 3000 faqe që kam gjetur dhe janë pjesa më e bukur e saj, që në 20 vite burg dhe 18 vite internim, në kushte shumë të vështira, ajo shkroi kujtimet e saj. Aty nuk ka asnjë grimë urrejtjeje ose hakmarrjeje, aty fryn vetëm era e dashurisë dhe e lirisë, ajo rrezaton vetëm dritë. E pranishmë në promovimin e librit, stërmbesa e Musine Kokalarit, eurodeputetja e Suedisë në Parlamentin Europian, rrëfeu si paraardhësja e saj që sakrifikoi jetën duke luftuar për vlerat demookratike u bë një frymëzim në rrugëtimin drejt politikës. Arba Kokalari, eurodeputete - Musine Kokalari ka qenë frymëzim shumë i madh në jetën time, edhe për faktin që jam bërë politikane në Suedi, vlerat e saj janë vlera që edhe unë i mbaj lart, tani që jam politikane në një shtet demokratik, e kam unë përgjegjësinë të luftoj për të gjithë njerëzit që nuk kanë liri dhe të luftoj për vlerat demokratike. Eurodeputetja theksoi rëndësinë që e shkuara t’u rrëfehet brezave të rinj. Kujteësa është vaksinë për një shoqëri të shëndetshme, sipas saj. Arba Kokalari - Sfidat që bëri Musine Kokalari për demokracinë dhe të drejtat e njeriut janë shumë të rëndësishme që të tregohen edhe te gjeneratat e reja, sepse kur e tregojmë historinë, ajo është një vaksinim për shoqërinë që të mos futet më në autoritarizëm dhe diktaturë. Është shumë e rëndësishmë sepse njerëzit harrojnë, brezat e rinj nuk e dinë se çfarë sakrificash kanë bërë shqiptarët në të kaluarën. Duhet të dinë që ka pasur njerëz të guximshëm që shkonin kundër Enver Hoxhës si Musine Kokalari. Duhet të tregojmë më shumë për njerëzit dhe gratë si Musine Kokalari që kishin guxim që të luftonin për lirinë, për vlerat e demokracisë, këto vlera që Shqipëria që e ndihmojnë Shqipërinë në rrugën drejt BE-së. Pas këtij botimi, Instituti “Lumo Skëndo” do të vijojë punën për vëllime të tjera bazuar mbi dokumente arkivore dhe mbi kujtesën familjare për të zbërthyer të gjithë jetën e intelektuales që guxoi të mendonte ndryshe dhe nuk iu përul për asnjë çast diktaturës deri në frymën e saj të fundit.

Top Channel/ Ansambli kombëtar në Itali, drejtori Marsi: Do të shkojmë edhe në Edinburg
17/09 20:01
Top Channel/ Tuneli i kujtesës komuniste, uniforma e dokumente pasurojnë muzeun e Luftës së Ftohtës
15/09 12:31
Top Channel/ Festivali i Filmit, “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” filmi më i mirë
13/09 14:06
Top Channel/ Dokumentari shqiptar prezantohet në festivalin “Përtej Murit-Nëna e Këshillit të Mirë”
12/09 15:32
Top Channel/ Artur Gorishti debuton si regjisor, “xixëllonjat e dimrit”, një film për shpirtin
12/09 15:30
Top Channel/ Filmat “zhvishen” nga propaganda! Regjisori Sejko sjell dokumentarin “Filmi i shtetit”
11/09 22:16
Top Channel/ Muzikë popullore në Elbasan! Edicioni i XIX-të i Festivalit Folklorik
10/09 12:29
Top Channel/Shanaj: Ky është palo festival.Regjisori: Ligji i ri? Zhdukje e prodhimit dhe kineastëve
09/09 15:29
Top Channel/ Problemet me filmin shqiptar, Butka: Mungojnë fondet, promovimi dhe sallat
07/09 21:09
Top Channel/ KokoFest: Viktor Zhusti aktori më i mirë, çmim për regjinë Gent Bejkos në Korçë
07/09 15:32
Top Channel/ Shën Tereza, 10 vjet shenjtore, ekspozohen dorëshkrimet shqip në Tiranë
05/09 15:31
Top Channel/ “Aktrimi ka qenë ëndrra ime”, Reshat Arbana në lot: Nuk dal dot në pazar dhe kafe se…
04/09 12:51
Top Channel/ Pension për artistët e skenës, 47 vjeç për balerinët, 57 vjeç për këngëtarët solistë
03/09 19:58
Java Kulturore Europiane, një hapësirë e gjerë për krijim dhe dialog – Javët Kulturore Ndërkombëtare
03/09 19:00
Top Channel/ Rikthehet Festivali i Filmit pas 14 vitesh mungesë, në konkurs 100 filma
03/09 15:49
Top Channel/ Winnie Pooh mbërrin në Tiranë, shfaqja e parë më 12 shtator
02/09 20:00
Top Channel/ Winnie Pooh mbërrin në Tiranë. Shfaqja e parë më 12 shtator
02/09 15:57
Top Channel/ Agron Llakaj rikthehet në Portokalli pas 16 vitesh, merr drejtimin e spektaklit të humorit
31/08 19:59
Top Channel/ Një vit pa Naun Shundin, miqtë dhe kolegët e përkujtojnë mes emocionesh
30/08 12:23
Top Channel/ Divani Lunxhot ruan traditat, Këngë, valle dhe gatime tradicionale në edicionin e 12-të
29/08 15:27