Top Channel/ “Spaçi i rrënuar flet më shumë”! Lubonja kundër restaurimit: Si të rindërtosh Koloseun
05/06/2025 18:56

Shkrimtari Fatos Lubonja është kundër projektit të konservimit dhe restaurimit të ish-Burgut të Spaçit, që nisi zbatim pak ditë më parë nën mbikqyrjen e Institutit të Trashëgimisë Kulturore. Si ish i përndjekur politik, që vuajti dënimin në kampin burg të Spaçit, Lubonja shprehet se restaurimi monumentit të kulturës duhet të bëhet sipas një qasjeje arkeologjike, duke ruajtur strukturë aktuale të godinave. Në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Sara Hila, shkrimtari kujtoi “Planin e Menaxhimit të Burgut të Spaçit”, të miratuar në vitin 2024, ku theksohet se rrënojat dhe strukturat ekzistuese duhet të qëndrojnë në gjendjen që ndodhen. “Unë jam marrë gjatë me çështjen e Spaçit, me atë se si mund të ruhet Spaçi. Dhe ideja që kam hasur nga specialistë, jo vetëm imja, është ideja që ka dhënë Fondacioni Santagata në Projektin e Menaxhimit, i sjellë nga MEKI, ku përcaktojnë qartë vizionin se si duhet të ruhet. Ata përjashtojnë idenë e kthimit në 1991, është qasje arkeologjike. Pra, rrënojat duhet të ruhen, por duhet të bëhet e aksesueshme, të forcohet që të mos rrënohet më tej. Ndërkohë, muze nuk do të bëhet i gjithë Spaçi. Do të jetë një ndërtesë e re, ku do të jetë e gjithë historia e Spaçit. Se Spaçi nuk ka qenë ai që është tani, as ai në ’91, as ai në ‘73. Ka qenë me baraka fillimisht. Dhe gjithë kjo histori duhet evidentuar me dëshmi të burgosurish, me foto etj. Kjo është pjesa muzeale. Ministra e ka aprovuar vetë këtë vizion të fondacionit Santagata, e ka të aprovuar si plan menaxhimi dhe tani nëpërmjet Institutit të Trashëgimisë Kulturore bën një projekt që i kundërvihet këtij vizioni dhe thotë duhet ta kthejmë siç ka qenë. Aty mund të kthehet siç ka qenë vetëm një qeli, një dhomë, por jo e gjitha. Ndërkohë që ato rrënoja mbajnë historinë, kjo është qasja që thonë dhe italianët: arkeologjike. Kjo është punë specialistësh të kualifikuar, nuk është puna siç e bëjnë këta. Ato ndërtesa, edhe ashtu si janë, flasin më tepër se sa të lyera me suva. Ato kanë histori. Madje, edhe këto 30 vite janë pjesë e historisë, edhe ajo paaftësi e shqiptarëve për t’u ballafaquar me të kaluarën. Se po të kishim një ndjeshmëri më të madhe, do e ruanim si në ‘91. Aty janë bërë masakra. Gjithë kjo masakër është pjesë e historisë, prandaj ruajtja e saj ka shumë vlerë, sikurse e thashë flet më mirë një tullë e asaj kohe ashtu e rrëzuar, se sa një tullë e mbuluar me llaçin e vitit 2025”.

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12