Top Channel/ “Sonte do të darkojmë në shtrat”! Në teatër vepra që trajton raportet në familje e shoqëri
21/04/2026 20:12

Komedia “Sonte do të darkojmë në shtrat”, e Marc Camoletti, autorit francez i njohur veçanërisht për “Boeing Boeing” u shfaq premierë në Teatrin Eksperimental nën regjinë e Kiço Londos. Përmes një dialogu të mprehtë, situatave të ekzagjëruara dhe ritmit të lartë skenik, vepra trajton raportet në familje dhe shoqëri. “Është një komedi që e kam pasur për shumë kohë brenda vetes. Është pak më djallëzore se sa “Boing Boing”, konfliktet janë më të mëdha. Këtu janë tre çifte dhe situate bëhet interesante, nga një gabim i vogël, nis një uragan ngjarjesh”, tha regjisori Kiço Londo. Kur një çift planifikon takime të fshehta në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend, gjithçka kthehet në një rrëmujë komike plot keqkuptime dhe shumë të papritura, që vijnë në skenë përmes lojës skenike të aktorëve Cubi Metkaj, Erdit Asllanaj, Suela Prendi, Eno Basha, Greta Cani dhe Anxhelo Shkreli. “Gjashtë aktorët, me të cilët punoj për herë të parë, me një komedi kaq cilësore, janë të mrekullueshëm”. Regjisori ndihet i surprizuar nga ky bashkëpunim me artistët e brezit të ri, të cilët, sipas tij, meritojnë më shumë vëmendje. “Kemi aktorë që kanë hyrë në mendjen dhe shpirtin e publikut, gjithashtu mendoj që ne kemi aktorë të rinj të mrekullueshëm. Ky vend nuk vuan për njerëz, vuan për kujtesë. Duhet të kujtohemi që aktorët shqiptarë duhen mbështetur”. Pas premierës, komedia do të vijojë rrugëtimin në Teatrin Kombëtar, në amfiteatrin “Mirush Kabashi” dhe më pas në teatrot e qyteteve të tjera të vendit

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12