Top Channel/ “S’kishte mbetur më asgjë”, tërmeti në Venezuelë, babai në lot kërkon familjen
01/07/2026 21:22

Nelson Torrealba po kërkon gruan dhe dy djemtë e tij pasi pallati ku jetonin në rajonin bregdetar të La Guairas u shemb gjatë tërmeteve që goditën Venezuelën. Ai ishte larguar vetëm pak minuta më parë për të blerë ushqime, kur ndjeu lëkundjet e forta të tokës. Sipas dëshmisë së tij, roja e sigurisë i bërtiti të dilte menjëherë nga makina. Pak çaste më vonë, ndërtesa 11-katëshe “Ritasol Palace) u shemb plotësisht, duke u mbuluar nga një re e dendur pluhuri. Kur pluhuri u shpërnda, Nelsoni pa se nga pallati nuk kishte mbetur pothuajse asgjë. Në apartamentin e katit të shtatë jetonin bashkëshortja e tij, Dallenyi, dhe dy djemtë, Samueli 14 vjeç dhe Matíasi 10 vjeç. Familja kishte jetuar prej vitesh në atë banesë, e cila ishte e vetmja shtëpi që fëmijët kishin njohur. Nelsoni e përshkruan jetën në Ritasol Palace si të qetë dhe të lumtur. Kompleksi rezidencial ofronte pishinë, fushë sportive dhe ndodhej pranë plazhit, duke krijuar kushte të mira për jetën familjare. Ai kujton me emocion momentet e përditshme me djemtë e tij, veçanërisht përqafimet e Matíasit, të cilat, sipas tij, i jepnin forcë pas ditëve të vështira. Duke folur për familjen, Nelsoni e cilëson bashkëshorten si “nënën më të mirë”, ndërsa Samuelin si një djalë të qetë dhe të sjellshëm. Mes lotësh ai shprehet se ëndrra e tyre ishte të rrisnin dy djem me vlera, por kjo u ndërpre tragjikisht nga fatkeqësia. Banorët e mbijetuar thonë se ndërtesa konsiderohej një nga më të sigurta në zonë dhe askush nuk e kishte imagjinuar se mund të shembej. Tërmetet që goditën Venezuelën shkaktuan dëme të mëdha, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për gjetjen e personave të zhdukur nën rrënoja.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55