Top Channel/ S’kanë fund dramat, Wanda Nara i bën goditjen e fortë Icardit, ylli përfundon në polici
14/11/2024 20:51

"Lufta” mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit është ndezur tashmë në të gjitha nivelet teka sa lëvizja e fundit të kujtojnë një film hollivudian. Që nga vera e kaluar çifti ka marrë rrugë të ndara dhe pavarësisht thashethemeve për një ribashkim, Wanda tani është në një lidhje me reperin argjentinas L-Gante dhe madje raportohet se ajo është shtatzënë! Personazhi televiziv fundjavën e kaluar ishte në Rio de Zhaneiro me të dashurin e saj, por në të njëjtën kohë Mauro Icardi u rikthye në Buenos Aires nga City për të vazhduar rikuperimin pas dëmtimit të rëndë (në ndeshjen kundër Tottenhamit ku pësoi këputje të ligamenteve). Icardi qëndroi në apartamentin që ai dhe Nara ndanin në Chateau Libertador, një rrokaqiell në kryeqytetin argjentinas. Por kur ish-bashkëshortja e tij u kthye dhe tentoi të hynte në banesë, aty filluan problemet që dolën në sipërfaqe pas denoncimeve që ajo bëri në polici dhe masave mbrojtëse që gjykata ndërmori. Sipas asaj që pretendon Nara, Icardi e ka penguar të hyjë në shtëpinë (të cilën e kanë bashkërisht) dhe pas një debati të ashpër është larguar. Ky episod i parë i dy ish-partnerëve, u pasua nga një i dyti, i cili sipas pretendimeve të Narës ishte më intensiv me goditjen me grushte nga futbollisti! Madje, mediat argjentinase zbulojnë se tashmë Policia ka marrë pamjet nga kamerat e sigurisë dhe e sigurt është se ka pasur shumë tension, ndërsa ka pasur edhe raportime që thuhet se lideri i Galatasaray ishte arrestuar, por kjo është mohuar nga klubi turk në një deklaratë zyrtare. “Spekulimet për futbollistin tonë Mauro Icardi nuk përputhen me të vërtetën. Mauro po pushon në shtëpi në Argjentinë. Ju lutemi mos u mbështetni në këto lajme që synojnë të lodhin futbollistin tonë”, thuhej në deklaratën e klubit. Kujdestaria e fëmijëve “gjembi” i madh Sigurisht, siç theksojnë mediat, arsyeja kryesore e këtij episodi dhe tensionit të javëve të fundit ka të bëjë me çështjen e nxehtë të kujdestarisë së fëmijëve të çiftit. Icardi ka shprehur dëshirën për t’i pasur me vete në Stamboll, Nara nuk e diskuton dhe dëshiron të jetë pranë vajzave me djemtë që ka nga martesa e parë (me futbollistin Maxi Lopez), ndërsa dy vajzat (Françeska dhe Isabella) thuhet se ishin të pranishme në debatin e ashpër të prindërve të tyre! Meqenëse Nara mori një urdhër mbrojtjeje dhe një kërkesë për masë të përkohshme, ndërsa Icardi është thirrur nga drejtësia për të dhënë shpjegime, ndërsa në të njëjtin dokument (i cili është publikuar në disa faqe interneti) theksohet se ai duhet të përmbahet nga çdo veprim ndaj gruas së tij, por në të njëjtën kohë ai duhet ta lejojë atë të hyjë në shtëpinë e tyre!

Top Channel/ Ç’nuk u pa në festën private të BBV5, armiqësitë mes konkurrentëve, Selin dhe Miri në..
21/04 12:18
Top Channel/ “Sot i puthim në faqe të gjithë banorët”, Arbri dhe Monika flasin pas BBV 5
21/04 11:25
Top Channel/ Përballja e fortë me Rogertin, çfarë i tha finalisti aktorit që e imiton në Portokalli
21/04 11:13
Top Channel/ Shëndriti zbulon takimin me mamanë e Selin: Një derë e hapur në Tiranë…
21/04 11:12
Top Channel/ Sonte finalja e Big Brother VIP, spektakël gjigant në Top Channel! Kush do fitojë?
18/04 20:07
Top News – Finalja e ‘BBVA’ po afron! Spektakël dhe emocione si kurrë më parë, surprizat e mbrëmjes
18/04 17:20
Top News- Mysafir VIP në Shtëpinë e Big Brother, surprizojnë banorët dy ditë para finales së madhe
16/04 22:33
Top Channel/ Deklaruan se ishin ndarë, por kamerat i nxorën ‘zbuluar’, çfarë po ndodh me…
15/04 22:35
Top Channel/ Selin thyen kutinë e fundit të emergjencës në Big Brother, ja se çfarë shkruhej në zarf
14/04 20:08
Top Channel/ “Duro dhe pak shpirt”, DJ Gimbo ka një mesazh për Selin dhe një kërkesë për fansat…
14/04 20:06
Top Channel/ Miri thyen kutinë e dytë të emergjencës, çfarë shkruhej brenda në zarf
13/04 22:00
Top Channel/ “Hajdeni peshqit e mi”, Rogerti thyen kutinë e emergjencës, nuk përmbahet ndaj…
12/04 14:26
Top Channel/ Rrëfimi tronditës i Stenaldos pas ekzekutimit të babait, xhaxhallarët morën gjakun
10/04 23:24
Top Channel/ “Turp të vijë që…”, Rogerti debaton me Brikenën: Nuk mundesh të më njollosësh…
08/04 22:35
Top Channel/ “Sa egoist që je”, Selin i kundërvihet Mateos: Para vetes tënde…
08/04 22:32
Top Channel/ Sqarime me Mirin dhe Rogerti, Selin sqaron situatën me babain: Në burg…
08/04 22:32
Top Channel/ “Pse më ftove në dasmë kur nuk më ke shok”, përplasjet mes Mirit dhe Mateos vazhdojnë
07/04 19:41
Top Channel/ Dasmë në shtëpinë e Big Brother VIP, Brikena dhe Mateo kurorëzojnë dashurinë e tyre
06/04 22:53
Top Channel/ Dasma e dytë në Big Brother, Brikena dhe Mateo kurorëzojnë sot dashurinë e tyre
06/04 21:03
Top Channel/ A do e prishë dasmën e Brikenës dhe Mateos? Rogerti paralajmëron: Do të mbaj një super…
06/04 19:11