Presidenti i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve në Europë (ACI Europe), Stefan Schulte përcolli shqetësimin e tij të thellë lidhur me funksionimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve (EES) për shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Europian. Sistemi EES, i cili bazohet në verifikimin e të dhënave biometrike të udhëtarëve, po zbatohet gradualisht nga BE-ja, por sipas Schulte, ai po shkakton vonesa të konsiderueshme në pikat kufitare.