Top Channel/ Shuhet Qosja, zbulohet testamenti, kërkoi varrim pa fjalime
23/04/2026 19:37

Nipi i Rexhep Qoses, Valjet Qosja ka publikuar testamentin e shkruar nga akademiku i shquar 10 vite më parë, ku kërkon që përcjellja për në banesën e fundit të jetë pa ceremoni. Në testament, akademiku kërkon që të përcillet për në banesën e fundit pa ritual fetar dhe pa asnjë pranie zyrtare. “Varrimin tim dua ta bëjnë vetëm familjarët e mi”-thuhet në testament, ndërsa thekson, “pa fjalime, pa medie, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës”. Testamenti i plotë: ____________________________________________ NIPIT TIM VALJETIT I CILI U KUJDES PËR JETËN TIME DHE PREJ TË CILIT KËRKOJ TË KUJDESET EDHE PËR VARROSJEN TIME Meqenëse kam jetuar duke besuar në mendimin shkencor, në ngritjen shpirtërore e në përparimin shoqëror, që e bën të mundshëm ai, dua të jem i varrosur pa ritual fetar. Meqenëse kam jetuar dhe kam menduar, në pjesën më të madhe të kohës, duke shprehur pikëpamje kritike ndaj sundimtarëve e pushteteve të tyre, dua të jem i varrosur pa kurrfarë pranie zyrtare. Varrimin tim dua ta bëjnë vetëm familjarët e mi. Meqenëse jam kujdesur të jetoj thjesht, ashtu thjesht dua të jem edhe i varrosur: pa fjalime, pa medie, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës. Vdes i qetë. Meqenëse jetën, krijimtarinë mendore dhe veprimtarinë politike ia kam kushtuar lirisë, bashkimit dhe mirëqenies demokratike të popullit shqiptar mund të them se as Shqipërisë shtetërore e as Kosovës, të sotmes e ardhmërisë së tyre, nuk u kam mbetur borxh. Në qoftë se Kosova më ka mbetur borxh mua – këtë do të mund ta thonë historianët e ardhshëm të letërsisë, të kulturës e të mendimit politik shqiptar. Nuk mendoj se vdes pa asnjë mëkat. Meqenëse jam rritur, kam jetuar e kam punuar në kushte politike e shoqërore, që edhe pas çlirimit të Kosovës e të krijimit të shtetit të saj, ishin shumë të vrazhda, nuk mund të them se mospajtimet e mia të shprehura ishin gjithnjë të liruara prej disa gjykimeve e vlerësimeve më të ashpra se ç’do të duhej. Megjithatë, varrosjen e pres i bindur se kam jetuar, krijuar e vepruar duke bërë mirë, duke predikuar të mirën e duke përhapur njerëzillëkun. Këto mendime i shkrova duke qenë i vetëdijshëm dhe mendjeqartë. Gjyshi yt, Valjet Rexhep Qosja (nënshkrimi) Prishtinë, 30.4.2016

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12