Top Channel/ Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, cfarë prioritetesh ka në dy vjet?
12/06/2021 15:36

Shqipëria u zgjodh anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për dy vjet rresht në një nga pesëmbëdhjetë vendet e organit të OKB për menaxhimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare e do të ketë një votë në vendimet që merren nga Këshilli i Sigurimit. Është kjo hera e parë që Shqipëria bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit, që prej anëtarësimit në OKB më 1955. vendi ynë do të jetë përfaqësues i grupit të shteteve europiano-lindore.Po cilat do të jenë prioritetet në këtë periudhë? Kandidimin Shqipëria e ka bërë që më 2009 dhe ka theksuar në fushatë se do të sjellë në Këshillin e Sigurimit perspektivën e një vendi të vogël me politikë të jashtme konstruktive dhe përkushtim ndaj multilaterizmit, thotë Dojce Vele. Pesë çështje janë kyçe për Shqipërinë: gruaja, paqja dhe siguria, lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm, të drejtat e njeriut, klima dhe siguria dhe metodat e punës së Këshillit të Sigurimit. Ndërkohë fokusi i Këshillit në 2022-shin, do të jetë dhe Izraeli e Palestina, Mianmari, Siria dhe Ukraina. Po ashtu vazhdimi i marrëveshjeve për operacionet e paqes, mandati i tyre, kostot dhe rritja e efektivitetit. Shqipëria, Gana, Gaboni dhe Emiratet e Bashkuara kërkojnë rritjen e rolit të Këshillit të Sigurimit në ndryshimin e klimës dhe çështjet e sigurisë, ndërsa Kina, Rusia, India dhe Brazili kanë rezerva për punën e Këshillit në këtë pikë.

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36