Top Channel/ “Shqipëria mes kryqit e gjysmëhënës”! Diplomati: Të përkthehet libri i ish-ambasadorit Daum
14/07/2025 19:56

“Shqipëria, mes kryqit dhe gjysmëhënës” është libri i Werner Daum kushtuar Shqipërisë që pa dritën e botimit më 1998. Një album me foto të veçanta dhe qëndrime nga profesionistë të fushave të ndryshme, që portretizuan në sytë e një të huaji historinë, etnografinë, besimin, natyrën dhe kulturën e vendit tonë. Mjeshtri i Madh Bashkim Zeneli, diplomat karriere, e vlerëson këtë libër si shumë të rrallë që meriton të përkthehet. “Ka ditur të zgjedhë emra të mëdhenj të kulturës shqiptare. Historia e gjuhës, kohët e hershme deri në ditët që ai ishte në detyrë. Është një libër i rrallë që më vjen keq që nuk është përkthyer në disa gjuhë. I ka vënë detyrë vetes të përmbledhë historinë e Shqipërisë, kulturën, letërsinë, traditën dhe ia ka arritur”, thotë Zeneli. Ndër faqet e para të këtij albumi janë foto të shkrepura në ambasadën gjermane në korrikun e vitit ’90. 3,199 shqiptarë u strehuan në ambasadën gjermane ku zoti Daum u angazhua maksimalisht për të shpëtuar jetën e tyre. “Përjetoi çdo gjë: makinën që goditi ambasadën, nënat që u kishin hyrë fëmijët brenda”, shton diplomati. Largimi nga Shqipëria si i ngarkuar me punë nuk ia ndali interesin për Shqipërinë. Diplomati Bashkim Zeneli tregon se Shqipëria ishte kryefjalë e çdo takimi dhe korrespondence mes tyre ndër vite. “Kishte interes të mësonte sa më shumë. Kur takoheshim në Berlin apo kur më merrte në telefon, sa herë lexonte një gazetë për Shqipërinë. E donte Shqipërinë dhe kërkonte të dinte sa më shumë, sepse kështu bën kur e do një vend shumë”, përfundon Zeneli. Ish-ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Werner Daum, ndërroi jetë tre ditë më parë gjatë një vizite në Shqipëri për shkaqe natyrore, duke mos realizuar projektin e tij të fundit për të hedhur në letër gjithë memorien e tij në lidhje me zhvillimet në Shqipëri në vitet ’90, ku ai ishte protagonist.

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12