Top Channel/ “Shpirti i Ballkanit”! Grupe nga gjithë Ballkani dhe nga Franca interpretojnë në Korçë
14/06/2025 15:26

Festivali Folklorik Shpirti i Ballkanit në këtë edicion të 7 ka sjellë sëbashku ansamble nga Shqipëria dhe vendet e rajonit. Nën tingujt e muzikës tradicionale dhe ngjyrat e kostumeve popullere artistë nga Shqipëria, Maqedia e Veriut, Bullgaria, Mali i zi etj kanë sjellë një mozaik të trashëgimisë kulturore ballkanase dhe jo vetëm. Festivali i cili zhvillohet në dy netë nisi me paradë dhe performancat e artistëve në Pazarin e Vjetër “Ky është edicioni i 7 i Shpirtit të Ballkanit. Në këtë edicion shumë të veçantë do ta cilësoja unë sepse përveç ansambleve folklorikë që sjellin vallet burimore të të gjithë ballkanit, një traditë e jashtëzakonshme që ne kemi, do të kemi edhe shumë banda muzikore që është për herë të parë. Ky festival shtrihet në dy ditë dhe do të sjellë bandat më të mira ballkanike. Në natën e parë vjen një bashkëpunim nga Tirana, Maqedonia dhe Bullgaria më pas vjen Fanfara e Korçës që janë një formacion me tunxhe fantastike që sjellin një muzikë ballkanike dhe alternative dhe do të kulmojmë me Dren Abazin dhe Zig Zag orkestra. Sot kemi shijuar në të gjithë qytetin kostumet dhe paradën e grupeve që na kanë ardhur nga vendet tona fqinje ndërkohë që nesër do të kemi një performancë nga grupi më i madh ballkanik i cili është mes Rumanisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë. Do të kemi gjithashtu një trio nga Mali i Zi, Greqia dhe do të performojnë të gjitha ansamblet që sot patë në rrugë do të jenë të gjithë në sheshi i Pazarit”

Top Channel/ Bienalja e Grafikës në Tiranë, Hajdari premton se Galeria e Artit s’do të mbyllet
20/11 19:58
Top Channel/ Ekspozohen thesaret e monarkisë shqiptare nga koleksioni i Artan Lames
18/11 15:31
Top Channel/Ekspozitë për Gjirokastrën/Skulptori Mumtaz Dhrami mbledh artdashësit në qytetin e gurtë
16/11 12:28
Top Channel/ Korça nuk heq dorë nga libri/ Më shumë se 3 mijë e 600 të regjistruar në Bibliotekë
15/11 12:24
Top Channel/ “Miq për kokë” zbavit Fierin. Tri net me humor në teatrin “Bylis”
14/11 15:30
Top Channel/ “Zhdukja e çmimit Nobel”, Namik Dokles, roman për viktimat e luftës
13/11 19:58
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Kultura, fondet nuk ndahen njësoj. Bashkitë e vogla mbeten “thatë”
09/11 23:45
Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56