90 persona kanë humbur jetën nga një shpërthim i fuqishëm në një minierë qymyrguri në provincën e Shanxi-së, në veri të Kinës. .Aksidenti ndodhi në kohën kur në minierë po punonin gjithsej 247 punëtorë. Me qindra punonjës shpëtimi u dërguan menjëherë në vendngjarje. Mbi 100 persona thuhet se janë transportuar në spital, ndërsa operacionet e kërkimit vazhdojnë.