Top Channel/ Shkarkohet kryetari i Kuvendit të Bullgarisë, lëvizja mund të trondisë balancat e qeverisë
16/06/2022 19:16

Parlamenti i Bullgarisë votoi të enjten shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit Nikola Minçev. Një goditje e re, kjo ndaj qeverisë së koalicionit të kryeministrit Kiril Petkov, i cili përballet me një votë mosbesimi javën e ardhshme. Mocioni i paraqitur nga ish-partneri i koalicionit qeverisës dhe, me mbështetjen e GERB-it në pushtet, u ngrit pasi ata pretendojnë se Minçev ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit dhe po pengon punën normale legjislative dhe kontrollin parlamentar mbi punën e qeverisë. Mocioni i zëvendësimit mori 125 vota pro, 113 kundër dhe një abstenim. Në përputhje me rregulloren e punës së Parlamentit, në vend të Minçevit do të jetë zëvendëskryetari i Kuvendit Kombëtar, Miroslav Ivanov. Kryesuesi i ri i Kuvendit Kombëtar duhet të zgjidhet brenda 14 ditëve nga shkarkimi i Minçevit nga detyra. Analistët thonë se rrëzimi i Minçevit tregoi ekuilibrat e rinj në parlament dhe sinjalizoi se qeveria e Petkov mund të bjerë në një votë mosbesimi javën e ardhshme. Kjo do ta dërgonte vendin ballkanik në një raund të ri trazirash politike. Petkov, i cili erdhi në detyrë në dhjetor pas një krize të zgjatur politike me zotimet për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian, shprehu shpresën se mund të gjente ende shtatë deputetë të nevojshëm për të rivendosur shumicën. Një rrëzim eventual i qeverisë ka të ngjarë të çojë në zgjedhje të reja në vjeshtë, në mes të luftës në Ukrainë dhe rritjes së inflacionit, që ka arritur në nivelin më të lartë të 24 viteve të fundit. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55