Top Channel/ SHBA në alarm! Borxhi kalon 40 trilionë dollarë, çfarë po ndodh me ekonominë amerikane?
20/08/2026 13:29

Borxhi federal i Shteteve të Bashkuara ka arritur për herë të parë në 40 trilionë dollarë, një rekord që ngre shqetësime për ekonominë amerikane, tregjet financiare dhe kostot e huamarrjes për qytetarët dhe bizneset. Ekspertët paralajmërojnë se, nëse trendi vijon me ritmet aktuale, borxhi mund të arrijë në 50 trilionë dollarë brenda gjashtë viteve. Borxhi federal i Shteteve të Bashkuara ka prekur shifrën rekord prej 40 trilionë dollarësh, sipas të dhënave të Departamentit të Thesarit amerikan. Ky është një tjetër sinjal alarmi për financat e vendit, ndërsa borxhi po rritet me ritme gjithnjë e më të shpejta dhe pagesat për interesat po rëndojnë ndjeshëm buxhetin federal. “Me rrugën që kemi ndjekur, do të arrijmë në 50 trilionë dollarë vetëm pas gjashtë vitesh. Më pak se 10 vite më parë ishim në 20 trilionë”, tha Michael Peterson, drejtues i Peter G. Peterson Foundation, një organizatë që monitoron financat publike. Sipas tij, ritmi aktual i borxhit po vë në rrezik ekonominë dhe të ardhmen e Shteteve të Bashkuara. Borxhi po rritet më shpejt se parashikimet Shifra prej 40 trilionë dollarësh është arritur më herët nga sa parashikohej vetëm disa vite më parë. Në maj të vitit 2023, Zyra e Buxhetit të Kongresit amerikan parashikonte se SHBA do ta kalonte këtë prag gjatë vitit fiskal 2028. Vetëm në pesë muajt e fundit, borxhi federal është rritur me 1 trilion dollarë. Ndërkohë, shpenzimet e qeverisë vijojnë të jenë më të larta se të ardhurat. Në 10 muajt e parë të këtij viti fiskal, SHBA ka regjistruar një deficit prej rreth 1.8 trilionë dollarësh. Një nga faktorët kryesorë është plakja e popullsisë. Rreth 10 mijë persona nga brezi “Baby Boomers” dalin çdo ditë në pension, ndërsa jetëgjatësia është rritur. Kjo nënkupton shpenzime gjithnjë e më të mëdha për programet e sigurimeve shoqërore dhe Medicare. Në të njëjtën kohë, Kongresi ka miratuar gjatë dekadave të fundit paketa që kanë ulur taksat dhe kanë rritur shpenzimet. Mes tyre janë Tax Cuts and Jobs Act i vitit 2017, ligji i vitit 2025 i administratës Trump, i njohur si One Big Beautiful Bill Act, si edhe paketat e ndihmës ekonomike gjatë pandemisë së COVID-19. Këto masa pritet të shtojnë borxhin federal me triliona dollarë në vitet e ardhshme. Interesat mbi borxhin kalojnë 1 trilion dollarë Një nga problemet më të mëdha është rritja e kostos së interesave. Për vite me radhë, normat e ulëta të interesit i mundësuan qeverisë amerikane të merrte hua me kosto relativisht të ulët. Situata ndryshoi kur Rezerva Federale nisi të rrisë normat e interesit për të luftuar inflacionin pas pandemisë. Këtë vit, pagesat e interesave pritet të kalojnë 1 trilion dollarë, një rekord i ri. Këto pagesa janë më shumë se trefishuar në pesë vitet e fundit dhe tashmë janë pothuajse në të njëjtin nivel me shpenzimet për Medicare. Pas Sigurimeve Shoqërore, interesat për borxhin janë ndër zërat më të mëdhenj të shpenzimeve federale. SHBA po shpenzon tashmë më shumë për shërbimin e borxhit sesa për mbrojtjen kombëtare dhe rreth 50% më shumë sesa për programet për fëmijët. “Po shpenzojmë shumë më tepër për të shlyer borxhet e së kaluarës sesa për të investuar në të ardhmen”, tha Marc Goldwein, drejtues politikash në Committee for a Responsible Federal Budget.

Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43