Top Channel/ Shalsi përplaset me Spahon për krijimin e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik
16/07/2024 16:26

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvend, kryetari Eduard Shalsi tha se duhet të hapet një marrëdhënie e re mes Parlamentit dhe KLSH-së. Shalsi foli edhe për iniciativën e ngritjes së një nënkomisioni “Për Auditimin e Sektorit Publik”. “Nuk do të jetë një nënkomision që do të operojë mbi baza bipartizane. E tillë është eksperienca e shumë vendeve, që na sugjerojnë edhe partnerët tanë. Jemi në një proces shumë interesant për të ngritur raportin e Parlamentit me KLSH-në në një nivel të ri bashkëpunimi nga i cili ato që duhet të përfitojnë duhet të jenë qytetarët e Shqipërisë”, deklaroi Shalsi. Nga ana tjetër, deputeti demokrat, Edmond Spaho tha se krijimi i këtij komisioni është lëvizje tipike politike nga ana e Shalsit. “Zutë në gojë edhe një iniciativë për të përmirësuar metodikën e raportimit të këtij institucioni në kuvendin e Shqipërisë, jam plotësisht dakord të futen gjëra të reja de të përmirësohen marrëdhëniet, por më duket jo e përshtatshme t’i përziejmë me raportin vjetor të KLSH, kemi kohë të gjatë që diskutojmë herë midis nesh herë në ambiente të mbyllura, dihet që Kuvendi ende nuk ka marrë vendim për këtë, për krijimin e nën komisionit, madje ju thatë që ky komision nuk do të jetë politik, por nga propozimi i bërë në tentativën tuaj, vë re një lëvizje tipike politike, ditën që do të dorëzohej e nxorët me bashkëkryetar, për të futur influencën politike. Nuk më duhet fare, edhe mua më kanë thënë të bëhem pjesë pa më marrë mendim. Ndërkohë që kam pasur rezerva që në takimin e parë që kemi bërë. S’më duket që problem është mungesa e nën komisioneve, qoftë edhe pak nga ato që KLSH evidenton”, tha Spaho.

Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11