Top Channel/Shaka me Ezanin, mbyllet lokali/Tiranë, besimtarë kërcënojnë me jetë pronarët e biznesit
21/08/2021 15:18

Ky episod në formën e një ‘stand up comedy’ në një prej lokaleve të kryeqytetit që u bë viral në rrjete sociale ka sjell përplasje përtej virtualitetit. Si fillim ishte imami I xhamisë së rrugës së kavajës, Ahmet Kalaja I cili denoncoi në Facebook djalin që me shaka përmendte ezanin si një këngë të papërshtatshme për Top fest. Sipas tij lokali me këtë ngjarje nxiste urrejtjen fetare, nxiste islamofobinë në ambjentet publike, diskriminonte publikisht fenë islame si dhe tallej me simbolet e fesë, ndaj kërkoi reagimin e menjëhershëm të institucioneve shtetërore si dhe ju drejtua rinisë për bojkotimin masiv të lokalit. Por edhe pse imami Kalaja kërkoi që reagimi i besimtarëve të ishte sa më qytetar, nuk kanë munguar edhe kërcënimet me jetë të pronarëve. Për këtë arsye, pronarët vendosën të mbyllin dyert e lokalit deri në qetësim të situatës. Ndërkohë që në rrjete sociale Corner Comedy club shkruan se e gjitha është një keqkuptim që ka lindur nga një shaka paqësore, e bërë pa asnjë qëllim përdhosës apo tallës. Në një status në instagram ata sqarohen se “komedia përdor mjete të ndryshme për të shkaktuar hilaritet dhe qëllimi ynë me shakanë në fjalë ishte të vinim krah për krahu dy ndodhi të cilat nuk kanë asnjë pikë takimi me njëra tjetrën dhe bëhen bashkë vetëm falë një loje fjalësh që në këtë rast është fjala ezan. Ne jemi të vetëdijshëm që ezani nuk është këngë, por një lutje fetare. Dhe nëse pyesni se nga na lind e drejta të bëjmë shaka me fenë. Këtu do t’iu ndalojmë sepse është e drejta jonë. E drejta e fjalës”.

Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52