Top Channel/ Sejko: Rreziku nga “lufta tregtare”, mund të godasë ekonominë
26/03/2025 19:48

Tarifat tregtare të përshkallëzuara të SHBA me vendet e BE mund të prekin edhe ekonominë shqiptare. Ky rrezik u ngrit edhe nga guvernatori Gent Sejko në konferencën mbi vendimarrjen e politikës monetare i cili theksoi se kjo politikë mund të rrisë inflacionin e vendit tonë. “Balanca e rreziqeve rreth këtyre parashikimeve paraqitet për momentin neutrale. Megjithatë, tensioni i lartë gjeopolitik dhe rritja e mundshme e barrierave e tarifave tregtare, mund të sjellin një goditje oferte me pasoja potenciale negative në rritjen ekonomike dhe inflacion.” Një lamëmrim i tillë vjen në një periudhë kur ekonomia shqiptare po performon në rritje sipas guvernatorit. “Zgjerimi i aktivitetit ekonomik duket se është mbështetur në rritjen e konsumit dhe të investimeve të brendshme, si dhe në rritjen e eksportit të shërbimeve, ndërkohë që politika fiskale ka vijuar të qëndrojë në pozita konsoliduese dhe eksporti i mallrave vijon të shfaqë rënie. Zgjerimi i kërkesës agregate është shoqëruar me rritjen e punësimit, rënien e normës së papunësisë dhe vijimin e rritjes së pagave në sektorin privat.” Sipas tij rritja e konsumit familjar dhe e investimeve të biznesit pasqyron bilancet e shëndetshme fiannciare, besimin për të ardhmen dhe kushtet e favorshme të kreditimit. Duke ju referuar situatës ekonomike, guvernatori njoftoi se norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar. Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi: të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.75%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.75%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.75%. Rritja ekonomike e Shqipërisë në vijim pritet të mbetet solide, ndonëse më e ulët se tremujorët e mëparshëm.

Top Channel/ BSH nuk ndryshon normën e interesit, Sejko: Rrezik çmimet
06/05 19:52
Top News- ‘Më shumë financim për Startup-et’/ Rama me të rinjtë: Të rritim aksesin në teknologji
05/05 21:35
Top Channel/ Turizmi, gati plani me 8 pika! Nga informaliteti te “AI” në fiskalizim dhe…
05/05 19:55
Top Channel/ Lezha vendos çmimin e plazheve, 300 lekë në ato publike dhe deri në 2000 privati
04/05 20:05
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi, shërbimet e tregtia në rënie, ndërtimi mban optimizmin
04/05 19:55
Top Channel/ Nafta shkon në 206 lekë, ndryshon dhe çmimi i benzinës
02/05 19:24
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësira për karburantet, ministri i Financave: Ndihma për…
30/04 12:05
Top Channel/ “Ekonomia u rrit, borxhi u ul”! Del raporti i BB për Shqipërinë
29/04 19:32
Top News – Borxhi zbret nën 50 për qind. Forcimi i lekut tkurr detyrimet e huasë së jashtme
29/04 16:18
Top Channel/ Çmimet e banesave u rritën me 28%, BSH: U nxitën nga pronat në bregdet
28/04 19:51
Top Channel/ Drejtësia unifikon statistikat, gjykimet të mos bëhen me të dhëna të pjesshme
27/04 20:16
Top Channel/ 700 milionë euro taksa për mjedisin, më shumë arkëtime dhe… më shumë ndotje!
23/04 19:46
Top Channel/ Nafta “fundos” bizneset, kërkojnë ulje taksash, paralajmërojnë rritje çmimesh
22/04 20:00
Top Channel/ Rritja e çmimeve fryn buxhetin! Qeveria tejkalon planin për të ardhurat
21/04 19:35
Top News – Sejko në takimin me FMN. Kërcënimet e luftës ‘në paradhomën’ e ekonomisë shqiptare
20/04 19:16
Top Channel/ Në Roskovec kastraveci grumbullohet me 20 lekë për kg. Fermerët: Po falimentojmë
20/04 12:25
Top News – 50 lekë për çdo litër. Qeveria do të subvencionojë shoqëritë e transportit
16/04 16:20
Top Channel/ Nafta shkon në 207 lekë për litër, Kompanitë reduktohen mjetet për transportin
15/04 15:22
Top Channel/ Kamionistët paralajmërojnë grevë, pritet bllokimi në portin e Durrësit dhe kufi
13/04 15:27
Top Channel/ Pas vendimit të bordit, ndryshon çmimi i naftës
11/04 16:36