Top Channel/ Nafta “fundos” bizneset, kërkojnë ulje taksash, paralajmërojnë rritje çmimesh
22/04/2026 20:00

Rritja e çmimeve të karburanteve ka shqetësuar biznesin, i cili kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria, duke paralajmëruar pasoja zinxhir për ekonominë dhe qytetarët. Përmes një deklarate të përbashkët, 12 organizata biznesi në Shqipëri dhe rajon kanë paraqitur gjashtë kërkesa konkrete, duke e cilësuar situatën si një sfidë serioze për stabilitetin ekonomik. “Sektorë si transporti, bujqësia, turizmi dhe industria prodhuese konsiderohen më të ekspozuarit. Në qendër të kërkesave është rishikimi i barrës fiskale mbi karburantet, që sipas bizneseve përmban një peshë të lartë taksash. Kërkohet transparencë e plotë në formimin e çmimit, forcim i kontrollit të tregut dhe hetim i rasteve të mundshme të abuzimit. N jë tjetër kërkesë lidhet me masa mbështetëse për sektorët më të goditur, si dhe ndërhyrje afatgjata, përfshirë krijimin e rezervave strategjike të naftës, diversifikimin e burimeve të energjisë dhe investime në energji alternative”, tha Kryetari i Forumit Ekonomik mbarëkombëtar Besim Beqaj. Biznesi paralajmëron se, nëse nuk merren masa të menjëhershme, pasojat mund të jenë rritje të mëtejshme çmimesh, frenim investimesh dhe rrezikim i vendeve të punës. “Është ndjerë shumë rritja e çmimit të karburantit, për arsye se nuk lëvizim me çmimin e biletës”, tha Kreu i Shoqatës së Transportit Qytetas, Kujtim Mema. “E ka dëmtuar industrinë, na ka vendosur në një pozicion jo të barabartë me vendet me të cilat konkurrojmë”, tha Kreu i Shoqatës së Bimëve Medicinale, Filip Gjoka. “Asnjërit s’i intereson të dëmtohen të ardhurat në buxhetin e shtetit, por jo të rriten në dëm të sipërmarrësve”, tha Nikolin Jaka. Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë edhe arritjen e dialogut qeveri-biznes, duke argumentuar se vetëm përmes politikave të koordinuara mund të shmangen efektet afatgjata të krizës së karburanteve.

Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41