Prej disa ditësh, fermerët e Roskovecit po përballen me një rënie drastike të çmimit të kastravecit në pikat e grumbullimit, ndërsa në tregje ai shitet nga 120 deri në 150 lekë për kilogram. Në zonën e Sukut 1, ata thonë se vetëm katër ditë më parë çmimi ishte rreth 40 lekë/kg, ndërsa sot ka zbritur në 20 lekë, madje në disa raste prodhimi nuk po blihet fare.