Top Channel/ BSH nuk ndryshon normën e interesit, Sejko: Rrezik çmimet
06/05/2026 19:52

Banka e Shqipërisë vendos të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në një kohë kur ekonomia përballet me pasiguri të shtuara nga tregjet ndërkombëtare dhe rritja e çmimeve. Gjatë konferencës për shtyp mbi vendimmarrjen e politikës monetare, guvernatori Gent Sejko theksoi se institucioni ka zgjedhur të mos ndryshojë kursin aktual, pavarësisht presioneve të reja inflacioniste. “Konflikti ushtarak dhe tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme mbeten një burim rreziku dhe pasigurie mbi ekonominë botërore dhe atë shqiptare. Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.5%”, u shpreh Sejko. Sipas guvernatorit, rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe tensionet gjeopolitike pritet të ndikojnë në rritjen e inflacionit në muajt në vijim, duke e çuar atë mbi objektiv. Megjithatë banka vlerëson se ky është një fenomen i përkohshëm dhe politika aktuale mbetet e përshtatshme për stabilitetin ekonomik. “Rritja e çmimit të naftës dhe përcjellja e tij në artikujt e tjerë, pritet të shoqërohet me rritje të inflacionit të importuar gjatë tremujorëve në vijim”, shtoi Sejko. Banka Qendrore paralajmërojnë gjithashtu se këto zhvillime mund të sjellin ngadalësim të rritjes ekonomike, ndërsa pasiguria mbetet e lartë për shkak të situatës globale. Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë do të vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet në tregje, duke ruajtur një qëndrim të kujdesshëm në muajt në vijim.

Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41
Top Channel/ Ndërtimi rrit besimin në ekonomi. Industria, tregtia e shërbimet në rënie
01/10 15:38
Top News – Mbi 160 produkte te ‘Pasqyra’. Ibrahimaj: Listë e mallrave me çmime fiks e fitim minimal
29/09 16:14
Top Channel/ Ekonomia rritet me 3,61%. Platforma për çmimet, gati në tetor. Listë me çmimet e ulëta
29/09 15:24
Top Channel/ FMN e Banka Botërore vlerësojnë pozitivisht sistemin financiar shqiptar
29/09 10:57
Top Channel/ Bllokohen specat dhe açuget, Shqipëria probleme edhe me produktet e detit
24/09 20:06
Top News – Nafta mbush arkat e Doganës. 6.8 mld lekë tepër, gjysma e tyre nga TVSH e karburanteve
24/09 17:15
Top Channel/ Të huajt blejnë më pak prona. Blerjet nga jorezidentët bien nga 25% në 20%
24/09 15:37
Top Channel/ BERZH: Rritja ekonomike 3,5%. Investimet dhe reformat për BE-në mbështesin rritjen
24/09 15:19
Top Channel/ Frenon çmimi i banesave, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament
23/09 20:08
Top News – Frenohet rritja e çmimit të apartamenteve, raporti i BSH për tregun e banesave
23/09 17:30