Top Channel/ Çmimet e banesave u rritën me 28%, BSH: U nxitën nga pronat në bregdet
28/04/2026 19:51

Rritja e cmimeve të pronave me ritme të larta ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e dytë të vitit që lamë pas. Indeksi Fischer i Bankës së Shqipërisë që përllogarit cmimin mesatar të banesave të shitura vë në dukje se pronat u shtrenjtuan në këtë periudhë me 28% në rang kombëtar krahasuar me vitin 2024. Banka e Shqipërisë vlerëson se kontributin kryesor në rritjen e çmimeve e ka nxitur zonat e bregdetit ndërsa kryeqyteti ka shfaqur një ngadalësim të ndjeshëm. “Vlera e indeksit për Tiranën tregoi ndryshime të lehta dhe kontributin kryesor në rritjen e indeksit e ka dhënë ecuria e çmimeve në bregdet.” Kjo rritje është mbështetur jo vetëm nga kërkesa vendase, por edhe nga blerjet e jorezidentëve, që sipas vrojtimit përbëjnë rreth 25 për qind të shitjeve, nga 15 për qind një periudhë më parë. Ndërkohë, numri i pronave të pashitura ka rënë dhe koha mesatare e shitjes është shkurtuar thuhet në raport, sinjal që tregu po absorbon më shpejt ofertën. BANKA E SHQIPËRISË “Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi ra në 9.1 muaj nga 11.6 muaj në vrojtimin e mëparshëm. Në rastin e Tiranës, koha mesatare e shitjes u ul ndjeshëm në 8.1 nga 11.1 muaj. Koha mesatare për shitjet në zonat bregdetare u rrit në 9.9 nga 8.7 muaj, ndërsa për zonat e tjera kohëzgjatja e shitjes rezultoi më e ulët sesa në gjashtëmujorin e kaluar, duke rënë në 10.1 nga 12.8 muaj.” Një rol të rëndësishëm ka luajtur kredia bankare. Blerja e pronave vijon të financohet kryesisht me kredi, me huatë për banesa që janë shtytësi kryesor i rritjes së kredisë për individët. Vetëm teprica e kredisë për blerje banese arriti 240 miliardë lekë, 17 për qind më shumë se një vit më parë. Edhe pse bankat kanë raportuar standarde më të shtrënguara kreditimi, shkalla e miratimit të kredive për banesa është rritur.

Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41
Top Channel/ Ndërtimi rrit besimin në ekonomi. Industria, tregtia e shërbimet në rënie
01/10 15:38
Top News – Mbi 160 produkte te ‘Pasqyra’. Ibrahimaj: Listë e mallrave me çmime fiks e fitim minimal
29/09 16:14
Top Channel/ Ekonomia rritet me 3,61%. Platforma për çmimet, gati në tetor. Listë me çmimet e ulëta
29/09 15:24
Top Channel/ FMN e Banka Botërore vlerësojnë pozitivisht sistemin financiar shqiptar
29/09 10:57