Top Channel/ Turizmi, gati plani me 8 pika! Nga informaliteti te “AI” në fiskalizim dhe…
05/05/2026 19:55

Një plan me 8 pika është përgatitur edhe këtë vit për sezonin turistik. Me qëllim zvogëlimin e evazionit fiskal, informalitetit dhe rritjes së performancës administrata tatimore ka hartuar një plan ku do të bazohen për mirëfunksionimin e sektorit. Në rrjetet sociale Drejtoria e Tatimeve thekson se plani strategjik do të nis si fillim me rritjen e të ardhurave nga TVSH, përmes zgjerimit të bazës së tatimpaguesve që deklarojnë me normat 6% për akomodimin dhe 20% për bar-restorantet. Ndërsa një nga problematikat kryesore mbetet raportimi i pasaktë i punësimit dhe përdorimi i pagave minimale fictive, një kontroll më I rreptë do të kryhet mbi deklarimet e bizneseve. Një regjim më të fortë monitorimi, të mbështetur në të dhëna në kohë reale dhe integrim të platformave si Booking dhe Airbnb në analizën fiskale është parashikuar. Tatimet synojnë që formalizimi i plotë dhe transparenca tatimore të arrihen përmes monitorimit intensiv të aktivitetit turistik. Administrata do të përdorë analiza të avancuara risku për të identifikuar sjelljet devijuese. Subjektet me “xhiro zero pavarësisht aktivitetit” apo me “rënie të pajustifikuar në pikun e sezonit turistik” do të klasifikohen me risk të lartë dhe do të përballen me auditime të menjëhershme. Në kuadër të zbatimit të këtij plani, Administrata Tatimore do të nisë me njoftime drejtuar tatimpaguesve të këtij sektori në platformën e-Filing për informim të menjëhershëm, do vijohet me kontrolle të detajuara për subjektet me risk dhe më pas verifikime në terren për deklarimet e subjekteve.

Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41