Qeveria dhe operatorët e shërbimit të transportit qytetas dhe ndërqytetas kanë rënë dakord për subvencionimin e naftës për litër. Dakordësia është arritur këtë të enjte në takimin që ka pasur shoqata e transporteve me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Shoqata njofton se transporti rikthehet menjëherë në normalitet dhe se është rënë dakord si hap i parë të kompanitë të subvencionohen 50 lekë për çdo litër naftë.