Bordi i Transparencës caktoi çmimet e reja të karburantit në Shqipëri. Prej orës 16.00 të së shtunës, në të gjitha pikat e karburanteve në vend, nafta tregtohet me 206 lekë për litër, duke u ulur me 2 lekë nga sa ishte caktuar në mbledhjen e mëparshme të bordit. Ndërkohë, çmimi i benzinës është caktuar 184 lekë/litër, 1 lekë më pak se vendimi i fundit i bordit. Këto çmime do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.